Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

PEDAKOS: Përshtypjet e pjesëmarrësve në Grupin e Studimit Ndërkombëtar – Grup i parë Dixhital mbi Qasjen Reggio Emilia në edukim

PEDAKOS: Përshtypjet e pjesëmarrësve në Grupin e Studimit Ndërkombëtar – Grup i parë Dixhital mbi Qasjen Reggio Emilia në edukim

Kursi ndërkombëtar i parë dixhital mbi Qasjen Reggio Emilia  përfundoi të Premten me 23 Prill, ku përmes projektit PEDAKOS  Kosova ka marrë pjesë  me pesë përfaqësues.

Kosova u përfaqësua nga katër profesorë nga Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe një hulumtues nga Instituti Pedagogjik i Kosovës.

Kursi, garantoj qasje në materiale të pabotuara përmes cilave u mundësua njohja e parimeve, vlerave dhe praktikës së kësaj qasjeje të vlerësuar në të gjithë botën. Kursi u strukturua në 5 takime online, me mbi 100 pjesëmarrës nga më shumë se 30 vende, ku u analizuan dhe diskutuan aspekte të ndryshme që karakterizojnë historinë e gjatë të kësaj përvoje kulturore, edhe para se të jetë edukative.

“Jam shumë e kënaqur me atë që kam arritë të përfitoj nga pjesëmmarja në këtë grup dixhital.” – shprehet Mevlude Aliu-Gashi, hulumtuese pranë Institutit Pedagogjik të Kosovës e cila mori pjesë në kurs – “Prezantimet, videot dhe materielet që u prezantuan, janë shumë të rëndësishme për punën time në të ardhmen dhe për mbështetjen në ralizimin e kësaj qasje në vendin tim.” Duke shtuar se si janë të vlefshme njohuritë e marra përmes studimit të thelluar të shumë temave të trajtuara – nga historia, teoria dhe praktika e Qasjes Reggio Emilia – tema këto me vlerë për ta bërë punën e saj më mirë.


Pjesëmarrja e Kosovës në këtë grup ndërkombëtar studimi është pjesë e rrugëtimit të hapjes së  edukimit parashkollor të vendit ndaj qasjeve tjera edukative, të favorizuar nga projekti PEDAKOS, një iniciativë e financuar nga Qeveria Italiane përmes Agjencisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, dhe e realizuar organizata italiane Volontari nel Mondo RTM me mbështetjen e Ambasadës Italiane në Prishtinë.

Ganimete Kulinxha, profesoreshë në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës, gjithashtu ishte e kënaqur, duke theksuar se si vëmendja dhe vlerësimi në qasjen Reggio Emilia “për qëndrimet dhe aftësitë hulumtuese dhe krijuese të fëmijëve që shprehen përmes ritmit të tyre, punës së pavarur dhe aftësitë e gjera të komunikimit qe pasqyrojnë një qasje të përshtatshme dhe të nevojshme për edukim në shekullin 21 “. Ajo gjithashtu shton se si u befasua pozitivisht nga vëmendja që ju kushtua një pamjeje të përgjithshme të procesit të rritjes së fëmijës, i cili mban së bashku përmes krijimtarisë, dimensionet intelektuale, emocionale dhe sociale të zhvillimit.

Bashkangjitet edhe e kolegia e saj Adelina Hajrullahu – Ramabaja, e cila vlerësoi veçanërisht cilësinë e materialit të ndarë dhe mbi të gjitha shkëmbimin interesant dhe të frytshëm që ajo pati me ekspertë dhe profesionistë nga e gjithë bota.

Mundësi të tjera për njohuri, studim dhe shkëmbim në lidhje me Qasjen Reggio Emilia  dhe filozofinë e saj edukative do të vihen në dispozicion të personelit të kopshteve  dhe institucioneve në Kosovë përmes projektit PEDAKOS , në mënyrë që të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve të edukimit të fëmijërisë së hershme në vend .

Lexo edhe

Video

error: