Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

PEDAKOS: përfundoi cikli i këshillimit për ngritjen e atelieve në kopshtet ​​pilote

PEDAKOS: përfundoi cikli i këshillimit për ngritjen e atelieve në kopshtet ​​pilote

Gjatë muajve mars dhe prill u mbajtën gjashtë takime trajnuese online në kuadër të projektit, PEDAKOS , nga një takim trajnues për secilin kopsht, kopshte të cilat deri më tani janë pajisur me nga një atelie. Takimet trajnuese të realizuara kishin për qellim analizen e më thellësishme të parimeve dhe praktikave të vendosjes së këtij ambienti atelijeje.

Koncepti dhe hapësira e ateliesë kanë lindur në qendrat e fëmijëve të vegjël dhe parashkollorët e Komunës së Reggio Emilia, duke u bërë një shtyllë e Qasjes Reggio Emilia, qasje pedagogjike që projekti PEDAKOS po e sjell të njohur në Kosovë.

Bëhet fjalë për një mjedis që promovon njohuri dhe kreativitet, sugjeron pyetje dhe jep sugjerime, ku bukuria dhe dija ushqejnë njëra-tjetrën. Atelieu është një laborator krijues ku nuk vihen kufij në krijimtarinë dhe kuriozitetin e vogëlusheve dhe vogëlushëve, të cilët vërtet inkurajohen të eksperimentojnë dhe të shprehen lirshëm, duke sjellë shumëllojshmëri të këndvështrimeve dhe gjuhëve të tyre.


Kështu Atelie bëhet vendi i kërkimit, shpikjes, ndjeshmërisë, i cili shprehet përmes gjuhëve të shumta të fëmijëve, të cilët vihen në një pozicion për të bërë dhe jo për të asimiluar në mënyrë pasive.

Në këtë kuptim, kultura e Atelies i jep formë dhe identitet projektit edukativ të Reggio Emilia-s dhe filozofisë së tij, duke rritur kompleksitetin dhe pasurinë e potencialit shprehës të vogëlusheve dhe vogëlushëve si një instrument i njohurisë.

Takimet në të cilat u përfshin, nga njëra anë drejtorët dhe personelin edukativ të kopshteve të përfshira, dhe nga ana tjetër një pedagog dhe një atelierist të Reggio Children, mundësuan të thellojnë konceptet themelore prapa këtij ambienti laboratorik dhe mbi të gjitha panë që personeli i kopshtit u vu në provë me vendosjen e hapësirave të krijuara në kopshtet ​​e tyre. Këta të fundit, përmes projektit PEDAKOS u pajisën me një gamë të gjerë materialesh për të aktivizuar potencialin e Atelies dhe falë këtyre takimeve trajnunese ishin në gjendje të provonin forcën e tyre në krijimin e këtij ambienti me qëllim të nxitjes dhe mbështetjes se njohurive dhe krijimtarisë së vogëlusheve dhe vogëlushëve.

Projekti PEDAKOS financohet nga qeveria italiane përmes  Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe implementohet nga organizata italiane Volontari nel Mondo RTM me mbështetje të Ambasadës Italiane në Prishtinë. Projekti ka për objektiv të kontribuoj dhe të rrisë  cilësinë e shërbimeve të edukimit të fëmijërisë së hershme në Kosovë përmes një shkëmbimi të përvojave me përsosmërinë italiane në fushen e edukimit të hershëm.

Lexo edhe

Video

error: