PEDAKOS – Për një Kolegjium të integruar dhe sinergji me Fakultetin e Edukimt Prishtinë

PEDAKOS – Për një Kolegjium të integruar dhe sinergji me Fakultetin e Edukimt Prishtinë

Projekti PEDAKOS – Aleanca për zhvillimin e edukimit të hershëm për Kosovën PEDAKOS pas realizimit të  Punëtorisë së parë të muajit Shtator, gjatë javës së kaluar realizoi Punëtorinë e II-të që u mbajt për rinisjen dhe zhvillimin e Kolegjiumit të Institucioneve Parashkollore të Kosovës, gjatë së cilës punëtori u punua për organizimin e brendshëm dhe strategjitë e këtij organi për vitet e ardhshme.

Kolegjiumi është një organ që ekziston prej disa kohësh dhe që mbledh drejtorët e institucioneve parashkollore të vendit. Kolegjiumi për shkak të mos zyrtarizimit gjithmonë përfaqësimi i tij ka qenë i kufizuar dhe ka hasur në vështirësi në realizimin e veprimtarive dhe aktiviteteve të tij me efektivitet.

PEDAKOS, një projekt që synon të rrisë cilësinë e shërbimeve të edukimit në fëmijërinë e hershme në vend, duke ofruar asistencë teknike cilësore dhe mbështetje financiare për Kolegjiumin, para së gjithash dëshiron të krijojë kushtet që ky organ të bëhet një forum i integruar sektorial kombëtar me pjesëmarrje të kopshteve të çdo formë të organizimit dhe të institucioneve kompetente.


Andaj, për këto arsye dhe për të garantuar një mori pikëpamjesh dhe idesh grupi i punës i përfshirë në punëtorinë e dytë ishte i përbërë nga bordi aktual i Kolegjiumit, Shefja e Divizionit parashkollor të MASHTI-t, dhe dy përfaqësues të kopshteve private dhe me bazë në  komunitet. Puna u koordinua dhe menaxhua nga Kryetari i Kopshteve dhe Çerdheve Parashkollore të Komunës Reggio Emilia-s, institucion ky që koordinon sistemin e Institucioneve parashkollore të këtij qyteti italian, i famshëm për filozofinë dhe organizimin e menaxhimit që karakterizon shërbimet e tij edukative për fëmijët.

Po ashtu, me iniciativën e Departamentit të Edukimit për Fëmijërinë e Hershme, Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës, partner strategjik i projektit, të premten në mbrëmje në auditorin e Fakultetit, Kryetar i institucionit të komunës së Reggio Emilia, Z. Cristian Fabbi, mbajti një seminar ku morën pjesë studentët e kursit në Edukimin e Fëmijërisë së Hershme dhe profesionistë të tjerë të pranishëm. Kjo ligjeratë u mbajt mbi historinë, parimet dhe vlerat e përvojës së Reggio-s në edukimin e fëmijërisë.

Pra, realizimi i projektit PEDAKOS është duke vazhduar në mënyrë të koordinuar me akterët kyç të sistemit të edukimit parashkollor në Kosovë, iniciativë kjo e financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe e zbatuar në Kosovë nga Volontari nel Mondo RTM me mbështetjen e Ambasades Italiane në Prishtinë.

Lexo edhe

Video