PEDAKOS – Ministrja e Arsimit viziton Reggio Emilia-n
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Vizita institucionale në Reggio Emilia nga ministrja e Arsimit e Republikës së Kosovës – Arbërie Nagavci, e shoqëruar nga zëvendësministrja Edona Maloku Berdyna.

Vizita është pjesë e projektit PEDAKOS “Aleanca për Zhvillimin e Edukimit Parashkollor për Kosovën”, një projekt bashkëpunimi ndërkombëtar trevjeçar (2019-2022) i zbatuar nga OJQ Volontari nel Mondo RTM, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Prishtinë dhe financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

PEDAKOS synon të rrisë cilësinë e shërbimeve edukative në edukimin e hershem në Kosovë, duke tërhequr një ndryshim të përvojës dhe vlerave me realitetet e kopshteve dhe çerdheve të Komunës së Reggio Emilia, ekselencë e shkëlqyer në këtë fushë dhe promotore e të drejtave të fëmijëve dhe vlerësimin e kapaciteteve të mëdha.“Ne jemi në Kosovë që nga periudha emergjente e viteve ’99, duke bërë përpjekje të ndihmojmë në funksionimin e të gjitha nevojave të komunitetit dhe prioriteteve të qeverive dhe institucioneve lokale”, tha Andrea Guerrini – President i RTM-së.

Vizita mundësoi të forcojë njohjen e Ministrisë të Arsimit të Kosovës – partner i projekti – me vlerësimin edukativ dhe sistemin e shërbimeve të integruara  edukative 0-6 të Reggio Emilia. Për këtë arsye, programi ka pasur momente analize mbi historinë, kulturën, politikën dhe pedagogjinë e fëmijëve dhe institucioneve parashkollore edukative të qytetit, dhe vizitë vendeve më domethënëse të Qendrës Ndërkombëtare Loris Malaguzia, Kopshtit i ffëmijëve “Diana”, çerdhes "Gulia Maramotti ”, dhe REMIDA - Qendra për Riciklimin Kreativ të Materialeve.

“Shpresoj që bashkëpunimi mes Reggio Emilia-s dhe Kosovës të vazhdojë dhe të forcohet edhe në të ardhmen, për të vazhduar angazhimin tonë të përbashkët në fushën e edukimit në fëmijërinë e hershme, që është prioritet i qeverisë sonë”- deklaroi Ministrja Arbërie Nagavci.

Njëkohesisht, vizita kishte për qëllim konsolidimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës, qytetit të Reggio Emilia dhe rajonit të Emilia Romagna-s, duke synuar zgjerimin e fushave ekzistuese të bashkëpunimit. Delegacioni i Ministrisë Arsimit ka vizituar edhe Sindikatën e Rajonit Emilia Romagna - Luca Vecchi, Zëvëndës President i Rajonit Emilia Romagna, Elly Schlein, dhe Laura Paternoster - Referente për iniciativën e Agjencisë Italiane për Bashkëpunimi Ndërkombëtar.

"Reggio Emilia ka qenë gjithmonë e përfshirë në një rrjet të dendur marrëdhëniesh ndërkombëtare që kanë si qëllim mbrojtjen e fëmijëve - tha kryetari i Reggio Emilia, Luca Vecchi - Duke u nisur nga përvoja e virtytshme dhe unike në botë që është Reggio Children dhe jemi të lumtur nëse studimet dhe përjetimet e trojeve tona mund të jenë te dobishme për të tjerët, ashtu siç jemi gjithmonë të hapur për shkëmbime dhe për forma të njohjeve të ndërsjella që mund ti pasurojnë palët e ndryshme të përfshira që rrjedhin nga dialogje institucionalë që krijohen”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024