Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

PEDAKOS: Kosova merr pjesë në grupin e parë virtual të studimit ndërkombëtar mbi qasjen Reggio Emilia në edukim

PEDAKOS: Kosova merr pjesë në grupin e parë virtual të studimit ndërkombëtar mbi qasjen Reggio Emilia në edukim

Kosova po merrë pjesë me pesë përfaqësues të saj në Grupin Studimor Ndërkombëtar  zhvilluar në formë dixhitale për të njohur dhe thelluar Qasja Reggio Emilia®, përsosmëri ndërkombëtare në fushën e edukimit në fëmijërinë e hershme.

Kosova do të përfaqësohet nga mësimdhënës dhe ekspertë nga Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe nga hulumtues dhe ekspertë të Institutit Pedakogjik të Kosovës. Pjesëmarrja e Kosovës në Grupin Ndërkombëtar të Studimit bëhet e mundur nga Projekti PEDAKOS , i financuar nga Qeverija Italiane përmës Agjencisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i realizuar nga organizata italiane  Volontari nel Mondo RTM me mbështetje të Ambasades Italiane në Prishtinë .

Qëllimi i PEDAKOS është të rrisë cilësinë e shërbimeve të edukimit në fëmijërinë e hershme në Kosovë përmes një shkëmbimi të përvojave me Qasjen Reggio Emilia një qasje e përsosur italiane në fushen e edukimit.

Puna e grupit të studimit fillon sot dhe përfundon më 23 Prill. Një javë intenzive plot ngjarje në të cilën do të marrin pjesë 110 ekspertë nga fusha edukimit nga e gjithë bota.


Platforma Zoom do të jetë një shesh virtual, ku shkëmbimet dhe dialogjet për temën e edukimit mund të zhvillohen në distancë, në mënyrë që të mos heqët dorë nga shkëmbimet midis ekspertëve të fushes edukimit edhe në një kohë të vështirë si ajo aktuale për shkak të pandemisë.

Valentina Zefi – Përfaqësuese e RTM në Kosovë – thekson: Falë PEDAKOS dhe këtij grupi studimi, Bashkëpunimi Italian ofron mundësinë për ekspertët kosovarë që të vijnë në kontakt me shumë figura profesionale – mësues, pedagogë, hulumtues – të çerdheve dhe kopshteve të fëmijëve  parashkollorë të Komunës së Reggio Emilia dhe të botës së tërë.”

Pjesëmarrësit do të kenë materiale në dispozicion që do t’i lejojë ata të mësojnë rreth projektit edukativ të çerdheve dhe kopshteve të fëmijëve të vegjël të Komunës së Reggio Emilia. Falë dokumentacionit, do të jetë e mundur të qasen virtualisht dhe të shohin se çfarë po përpiqen të bëjnë në kopshtet ​​e Reggio Emilia, madje edhe në kohë pandemie.

Grupi Ndërkombëtar i Studimit promovohet nga Reggio Children në bashkëpunim me Institucionin e çerdheve dhe kopshteve të Komunës Reggio Emilia me Institucionin e çerdheve dhe kopshteve të Komunës Reggio Emilia .

Lexo edhe

Video

3 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: