PEDAKOS – Inaugurimi i hapësirave të reja në kopshtin “Shtëpia e Diellit” në Pejë

PEDAKOS – Inaugurimi i hapësirave të reja në kopshtin “Shtëpia e Diellit” në Pejë

Organizata RTM – Volontari nel Mondo vazhdon me implementimin Projektit PEDAKOS ne Kosovë që ka për fokus edukimin në fëmijërinë e hershme. Andaj në kuadër të këtij projekti sot u përurua hapësira e lojërave të reja në kopshtin Shtëpia e Diellit në Pejë.

Në ceremoni morën pjesë Mikete Hajdari – drejtoreshë e kopshtit, përfaqësuesit e prindërve, dhe  përfaqësuesit e organizatës implementuese të projektit.

Ndërhyrja në hapësirat edukative në kopshtin Shtëpia e Diellit përfshiu punimet në oborrin e kopshtit ku u rikualifikuan hapësirat me hapësirë të gjelbër, lodra të jashtme, dhe lodra logjike dhe kreative, të gjitha këto mjete nga druri që u vendosen në oborr për tu dhënë fëmijëve mundësi për të shprehur kreativitetin e tyre dhe për ti stimuluar në hulumtime gjatë punës dhe lojës në këtë hapësirë. 


Kopshti Shtëpia e Diellit është themeluar në vitin 2004 i cili filloj punën me 5 fëmijë por që gjatë viteve kaluan nëpër këtë kopsht 1900 fëmijë. Kopshti u themelua me iniciativën e dy profesioniste të edukimit të hershëm nga qyteti i Pejës dhe vazhdon të funksionojë me një punë shumë të përkushtuar nen menaxhimin e drejtoreshës Mikete Hajdari.  

Drejtoresha e kopshtit Mikete Hajdari tha që përmes këtyre hapësira do të bëhet e mundur nisja e realizimit të projekteve edukative sipas Qasjes Reggio Emilia ku sipas kësaj filozofie edukative ‘Ambienti është një edukator i tretë dhe hapësira plot dritë dhe rregull natyror inkurajon fëmijët të thellohen më shumë në qëllimet e tyre dhe inkurajon ata për bashkëpunim, komunikim dhe ekplorim’.

Përfaqësuesi Ligjor i RTM në Kosovë Valentina Zefi theksoi që RTM – Volontari nel Mondo në këtë fazë është duke bërë përurimin e kopshteve në të cilat është duke u implementuar aktiviteti projektit ‘Intervenime në Hapësirat Edukative’, andaj ky është kopshti VII me radhë i përuruar në këtë vit. Kjo hapësirë në kopshtin Shtëpia e Diellit është e bukur sepse është jashtë dhe është shumë stimuluese për zhvillimin e gjuhëve përmes punës dhe lojës në ajër të hapur dhe natyrë.

Pra, kjo ndërhyrje u mundësua në kuadër të Projektit PEDAKOS, financuar nga Qeveria Italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe realizuar nga shoqata italiane Volontari nel Mondo RTM me mbështetjen e Ambasadës Italiane në Prishtinë.

Lexo edhe

Video

error: