PEDAKOS: Inaugurimi i hapësirave të reja në kopshtin “Margerita Kids” në Zllakuqan të Klinës

PEDAKOS: Inaugurimi i hapësirave të reja në kopshtin “Margerita Kids” në Zllakuqan të Klinës

Organizata RTM – Volontari nel Mondo në kuadër të Projektit PEDAKOS sot bëri përurimin e hapësirave të reja në kopshtin Margerita Kids në Zllakuqan të Klinës, në kuadër të bashkëpunimit italian në mbështetje të edukimit parashkollorë në Kosovë.

Në ceremoni morën pjesë Suzan Gjergji – zyrtare e lartë për edukim në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Klinës, Mevlude Murtezi – drejtoreshë e kopshtit, Vlora Prenaj dhe Ardijana Ahmetxhekaj – edukatore të kopshtit, dhe përfaqësuesit e organizatës implementuese të projektit.

Ndërhyrja në hapësirat edukative në Kopshtin Margerita Kids përfshiu punimet që rikualifikuan hapësirat brenda kopshtit për krijimin e Ateliesë në kuadër të klasave që u realizuan përmes punimeve të lehta në infrastrukturë, pajisjes dhe furnizimit me orendi adekuate për implementimin e Qasjes Reggio Emilia, përvojë kjo dhe filozofi edukative e zhvilluar në qytetin e Regglio Emilia në Itali të cilën Projekti PEDAKOS po e sjell dhe bën të njohur në Kosovë për të kontribuar në përmirësimin e shërbimeve parashkollore në vend.  

Atelietë u pajisen me materiale për zbatimin e aktiviteteve të ndryshme krijuese dhe edukative për fëmijë, ku krahas këtij investimi personeli i kopshtit është duke marrë pjesë në një kurs trajnim mbi vlerat dhe praktiken e Qasjes Reggio Emilia.

Zyrtarja e Drejtorisë së Arsimit Suzana Gjergji shprehu falënderime dhe  mirënjohje për projektet e RTM – së të realizuara në komunën e Klinës gjatë viteve ku theksoi që kontributi i kësaj organizate në edukim ka lënë gjurmë në ngritje të edukimit dhe ofrimit të formave bashkëkohore formave në edukim.


Drejtoresha e kopshtit Mevlyde Murtezi tha se përmes këtyre hapësirave, përkatësisht atelieve, instrumenteve dhe mjeteve të reja fëmijëve do t’u ofrohet mundësi më e madhe që ata të jenë hulumtues gjatë rritjes dhe zhvillimit të tyre në mënyrë që të mësohen të jenë sa më të pavarur.

Përfaqësuesi Ligjor i RTM në Kosovë Valentina Zefi theksoi që RTM – Volontari nel Mondo që nga 1999 ka qenë e pranishme me seli në Klinë, ku ka kontribuar me prezencën e saj aktive me vullnetarë italianë.

Prezenca e organizatës në këtë vend ka bërë që të jetë bartës e shumë projekteve të rëndësishme duke nisur nga ato emergjente të pasluftës së Kosovës dhe më pas me projekte si, zhvillimi i zonave rurale përmes zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë, iniciativa me karakter social dhe edukativ të ndryshme, projekte mbi çështjen e barazisë gjinore, çështje të integrimit të komunitetit serb, projektet mbi çështjen e dhunës në familje dhe shumë tema tjera që kontribuuan në komunë dhe në mbarë vendin.

Një nga fushat themelore të organizatës ka qenë dhe mbetet edukimi i hershëm ku u themelua Qendra Edukative për fëmijë dhe për trajnime në nivel të Kosovës për mësimdhënës, edukatorë, prind dhe drejtorë, andaj projekti PEDAKOS me përfituese kopshtin Margarita Kids në mes 15 kopshteve përfituese të projektit është vazhdimësi e punës dhe investimeve në fushën e edukimit në komunën e Klinës.

Kjo ndërhyrje u mundësua në kuadër të Projektit PEDAKOS, financuar nga Qeveria italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe realizuar nga shoqata italiane Volontari nel Mondo RTM me mbështetjen e Ambasadës Italiane në Prishtinë.

Lexo edhe

Video

error: