Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

PEDAKOS – inaugurimi i hapësirave të reja në kopshtin “Botanika” në Prishtinë

PEDAKOS – inaugurimi i hapësirave të reja në kopshtin “Botanika” në Prishtinë

Bashkëpunimi Italian në mbështetje të edukimit parashkollorë në Kosovë

Sot uzhvillua  ceremonia e inaugurimit të hapësirave të reja të Kopshtit Botanika    Prishtinë, që u krijuan fal Projektit PEDAKOS. Në ceremoni moren pjesë Znj. Kadrije Asllani – drejtoreshë e kopshtit, Engjerlina Duka – edukatore e kopshtit, Znj.  Nora Larifi Jashari dhe Znj. Kaltrina Suka – përfaqësuese të Këshillit të prindërve, dhe  përfaqësuesit e organizatës implementuese të projektit  RTM – Volontari nel Mondo.  Në ceromoninë e inaugurimit  moren pjesë edhe fëmijët e kopshtit të cilët filluan të realizojnë punimet e tyre brenda Atelies së re.

Ndërhyrja në Kopshtin Botanika përfshiu punimet që rikualifikuan një hapësirë brenda kopshtit për krijimin e një Atelie e cila u realizua përmes punimeve të vogëla të ndarjes së murëve me xhama, paisjes dhe furnizimit me orendi adekuate për  implementimin e Qasjes Reggio Emilia, përvojë kjo dhe filozofi edukative e zhvilluar në qytetin e Regglio Emilia në Itali të cilen Projekti PEDAKOS po e sjell dhe bën të njohur në Kosovë për të kontribuar në përmirësimn e shërbimeve parashkollore në vend.  


Atelieja në Kopshtin Botanika u pajis me materiale për zbatimin e aktiviteteve të ndryshme krijuese dhe edukative për fëmijë, ku  krahahas këtij investimi edhe përsoneli i kopshtit është duke marrë pjesë në një kurs trajnim mbi vlerat dhe praktiken e Qasjes Reggio Emilia.

Kopshtin Botanika  është kopsht me bazë në komunitet i cili mirëpret afro 100 fëmijë dhe është themeluar në vitin 2015 nga prindërit e lagjes Mati II me mbështetjen e komunës Prishtinës.

Drejtoresha e kopshtit u shpreh falenderuese dhe theksoi se “Qasja Reggio Emila, në I.P.”Botanika” inkurajon fëmijët për eksperimentimin, intuitën, krijimtarinë, fëmijët mund të punojnë së bashku me moshatarët e tyre për të përfunduar projekte ose për të zbuluar ide të reja. Shumëllojshmëria e ekspozuar e materialeve u mundëson fëmijëve shprehjen e lirë të ideve e në të njejtën kohë ateliea fton fëmijët të sajojnë, krijojnë dhe eksplorojnë vetën përmes artit. Përveç inkurajimit të krijimtarisë dhe vetë-shprehjes, ekspozimi ndaj artit zhvillon edhe aftësi të rëndësishme,duke përfshi aftësitë motorike, zhvillimin njohës dhe aftësite socio-emocionale”.  

Siq u përmend, kjo ndërhyrje u mundësua në kuadër të Projektit PEDAKOS, financuar nga Qeveria Italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe realizuar nga shoqata italiane Volontari nel Mondo RTM me mbështetjen e Ambasades Italiane në Prishtinë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: