Pedakos - inaugurimi i hapësirave të reja në Gjakovë dhe Pejë
Artikull i Sponsorizuar
Lexohet për: 3 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Bashkëpunimi Italian në mbështetje të edukimit parashkollorë në Kosovë

Me 4 Mars janë peruruar Ateliet në kopshtit Ganimete Terbeshi në Gjakovë në Ob. 5, dhe të kopshtit Pëllumbat e Paqes në Pejë, Ob. 2., ndërhyrje në hapësira edukative të mundësuara nga kontributi i Projektit PEDAKOS.

Kordinatoori i projektit Matteo Mancini nga organizata implemntuese e projektit RTM - Volontari nel Mondo shprehi kënaqësi për punen e bërë gjatë dy vite e gjysmë në kopshtet përfituese të cilat përfshin punime që rikualifikuan hapësirat brenda kopshteve për krijimin e Atelieve që u realizuan përmes punimeve të lehta në infrastrukturë, paisjes dhe furnizimit me orendi adekuate për të realizuar me fëmijë përvoja dhe aktivitete të inspiruara nga Qasjes Reggio Emilia, duke potencuar që qellimi është që të përkrahen fëmijët në moshen e tyre të hershme.

Kordinatori i projektit Projektit PEDAKOS falenderoj drejtoreshen e Arsimit të Gjakovës dhe Drejtorin e Arsimit të Pejës të pranishëm në cermoni, Znj. Eranda Kumnova dhe Z. Naser Gega, dhe stafin e kopshteve përkatëse për gatishmërin e tyre në cdo moment për t’ju përgjigjur bashkëpunimit në projekt dhe se bashku jemi të bindur që investimi në fëmijërinë e hershme është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve por edhe për të ardhmen e këtij vendi.

Bernardete Palucaj Lekaj, menaxhere e projekteve pranë OJQ “Shpresa Jetës”, organizatë kjo që së bashku me Komunen e Gjakovës menaxhojnë qendrën pranë Kopshtit Ganimete Terbeshi, ajo falenderoj të pranishmit duke ju uruar mirëseardhje dhe duke i falenderuar për bashkpunimin në implementimin e projektit PEDAKOS, ajo po ashtu potencoj qe organizata e tyre punon prej viteve në Komunen e Gjakovës dhe e rihapi këtë qendër në vitin 2007 për integrimin dhe mbështetjen e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Merita Halili, drejtoreshë në kopshtin Pëllumbat e Paqës në Pejë theksoj që jemi shumë të lumtur që tani do ta kemi Atelien në kuadër të kopshtit tonë, që është punë e përsosur për ta promovuar një qasje më ndryshe me fëmijë në këtë hapësire që është Qasja Reggio Emilia botërisht e kërkuar dhe e pranuar, andaj Kosova e ka fatin që përmës projektit PEDAKOS ta promovoje dhe të këtë qasje në këtë Qasje kaq të rëndësishme për edukimin e fëmijërisë së hershme.

Të dy cermonitë përfunduan me nga një koktej rasti dhe me një program të përgatitur nga fëmijët e kopshteve ku u peruruan Ateliet.

Kjo ndërhyrje u mundësua në kuadër të Projektit PEDAKOS, financuar nga Qeveria Italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe realizuar nga shoqata italiane Volontari nel Mondo RTM me mbështetjen e Ambasades Italiane në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024