PEDAKOS-është inaguruar Atelie në kopshtin “Albiona Asllani” në Shtime
Artikull i Sponsorizuar
Lexohet për: 3 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Bashkëpunimi Italian në mbështetje të edukimit parashkollorë në Kosovë.

Në vazhden e realizimit të aktivitetit për rikualifikimin e hapësirave në kopshtet e fëmijëve, fal Projektit PEDAKOS është peruruar Atelie në kopshtin e ri “Albiona Asllani” në Shtime.

Së bashku me fëmijët e kopshtit, stafi i kopshtit, Drejtoreshes znj. Kimete Hoxha, Drejtorit Arsimit, Z. Lulzim Sahiti, dhe Matteo Mancini-t përfaqësues i organizates RTM - Volontari nel Mondo implementuese e projektit, është bërë cermonia e inagurimit të Atelies në kopshtin e Shtimes.

Ndërhyrja në këtë kopsht u bë edhe më madhështor pasi objektit të ri të kopshtit ju shtua Atelieja e cila e kompleton ofrimin e shërbimit edukativ të këtij insitucioni dhe u jep mundësi edukatoreve të punojnë me qasje dhe metoda të reja të cilat fëmijëve ju ofrojnë rritje, edukim dhe zhvillim më cilësor dhe më të sigurt.

Pas fjalimeve komplementuese dhe falenderuese nga përfaqësuesesit e institucioneve dhe organizates implmentuese që ishin të pranishëm, stafi i kopshtit, gjëgjësisht edukatoret refereues të projektit Projektit PEDAKOS u zotuan dhe deklaruan që do të bëjnë gjithë të munduren që të ofrojnë punë sa më profesionale për fëmijë duke u frymëzuar në Qasjen Reggio Emilia sipas mësimeve të marra nga trajnimet dhe eksperiencat e ofruara nga PERDAKOS-i. Pra edukatoret ishin ato më të ngazëllyerat dhe që siguruan që do ta implementojnë këtë qasje të re kaq të njohur, dhe që paisjet e ofruara nga ky projekt dhe Atelie në përgjithësi do të përdoren me grupet e fëmijëve të këtij kopshti për të arritur qellimin që ka kjo Atelie, të ofrojnë fëmijëve mundësi të ekperimentojnë me materiale recikluese të ndryshme dhe të shumta, të punojnë me ngjyra dhe letra të ndryshme me cilat u paisen, e sidomos të vëjnë në përvoja femijet me mjetet digjitale si aparat fotografik, tabelë me dritë, mikroskop, kompjuter etj.

Kordinatori i projektit Projektit PEDAKOS falenderoj kopshtin Albiona Asllani për bashkëpunim të deritanishëm. Njhërit theksoj që është në interesin e fëmijeve që të mësojnë përmes përvojës dhe eksperimentimit, dhe nga sot ështe përgjegjësi e edukatoreve të trajnuar këtu dhe në kopshte tjera përfituese që ti përdorin këto hapësira dhe instrumentet e reja duke krijuar mundësi për eksplorim për fëmijë.

Cermonija ka përfunduar me një koktej rasti dhe recitimet e fëmijëve. Se fundi për fëmijët ishte momenti më intserant kur ata filluan ta hulumtojnë Atelien dhe të marrin në duart e tyre instrumentet e reja dhe ti provojnë ato.

Kjo ndërhyrje u mundësua në kuadër të Projektit PEDAKOS, financuar nga Qeveria Italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe realizuar nga shoqata italiane Volontari nel Mondo RTM me mbështetjen e Ambasades Italiane në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024