Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

PEDAKOS: Edukimi për ushqimin fillon në shkollë

PEDAKOS: Edukimi për ushqimin fillon në shkollë

Kopshtet dhe institucionet për fëmijë, italiane e kosovare, u përfshinë në një rrugëtim formimi e shkëmbimi mbi temën e edukimit për ushqimin.

Trajnimi u krye nën kujdesin e Pause Atelier dei Sapori (Pause Atelier e Shijeve, https://www.pausesrl.it/), laborator i kërkimit të përhershëm mbi ushqimin dhe mbi shijen i Fondacionit Reggio Children – Qendra Loris Malaguzzi [https://www.frchildren.org/it].

Sipas përvojës së kopshteve të Reggio Emilia ushqimi është gjuhë, një nga më të fuqishmet dhe gjithashtu ndërkulturore. Ushqimi është marrëdhënie, komunitet, njohje, krijimtari. Kuzhina mund të jetë një nga përçuesit më të mirë për një qasje ndaj epistemologjisë së qëndrueshmërisë.

Mbi këto premisa është bazuar kuptimi i thellë i takimeve që u realizuan nga Pause Atelier të Shijeve në dialog me kopshtet dhe institucionet edukative të Kosovës të përfshira në Projektin PEDAKOS [https://www.rtm.ong/en/portfolio/pedakos-preschool-education-development-alliance-for-kosovo/], financuar nga Qeveria Italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, dhe realizuar nga RTM me mbështetjen e Ambasadës Italiane në Prishtinë.

Rrugëtimi u strukturua në 2 takime trajnimi dhe 1 atelie online me më shumë se 30 pjesëmarrëse nga 15 kopshte dhe institucione edukative të Kosovës.


Gjatë kurseve të trajnimit ligjeruan një sërë profesinistet dhe ekspertesh italiane si  pedagog, nutricist, kuzhinier dhe atelierist.

I gjithë rrugëtimi formues u konceptua për të ndërtuar (ndonëse në largësi, për shkak të COVID-19) ndjeshmëri të përbashkëta, pyetje e kureshtje duke filluar nga ushqimi, shija dhe kujdesi, duke kërkuar nxitje e stimuj midis dy realiteteve dhe kulturave të ndryshme, në tre gjuhë, për të favorizuar dëgjimin dhe njohjen e ndërsjellë të përbashkët si vlerë e shtuar e përmbajtjës së këtij shkëmbimi.

Takimi i fundit, një atelie me titull ”Shijime të një atelieje për ripërdorim krijues në kuzhinë”, nën kujdesin e dy kuzhinierëve të Pause, u realizua falë sugjerimeve dhe ideve të pjesëmarrëseve.

Një video e shkurtër e tregon qartë këtë përvojë shkëmbimi mbi temën e ushqimit midis Italisë dhe Kosovës.

Fotografitë dhe fjalët janë kontribute të pjesëmarrëseve në rrugëtimin trajnues, në një shkëmbim njohjesh traditash e zakonesh ushqimore midis Kosovës dhe Italisë:

Lexo edhe

Video

error: