PEDAKOS – Delegacioni i UNI – Prishtinë në një vizitë studimore në Itali në Reggio Emilia

PEDAKOS – Delegacioni i UNI – Prishtinë në një vizitë studimore në Itali në Reggio Emilia

Delegacioni i përbërë nga katër profesoresha të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës përfundoi javen e vizitës studimore në Reggio Emilia të premten në kuadër të projektit PEDAKOS.

PEDAKOS, një projekt i financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS) dhe implementuar nga Volontari nel Mondo RTM, mbështet rritjen e cilësisë së shërbimeve edukative të ofruara nga kopshtet në vend dhe në këtë kontekst Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtines është një partner strategjik.

Vizita e katër profesorëve u mundësoi atyre të thellojnë jo vetëm vlerat, konceptet dhe historinë e përvojës së qytetit të Reggio Emilia në lidhje me edukimin e fëmijërisë – një praktikë e mirë e njohur ndërkombëtarisht që vendos në qendër të filozofisë së saj të drejtat e fëmijëve – por mbi të gjitha të njohin se si funksionon sistemi i qytetit për grupmoshen 0-6 dhe të përjetojnë qasjen edukative që e karakterizon.

Në këtë kontekst, delegacioni mbajti takime dhe zhvilloi punëtori praktike me realitetet e ndryshme që e përbëjnë dhe gjallërojnë sistemin Reggio Emiia-s dhe të cilët janë gjithashtu partnerë të projektit, të koordinuar nga Institucioni i çerdheve dhe kopshteve të fëmijëve të Komunës së Reggio Emilia-s.


Takimet dhe punëtorite janë mbajtur pranë Qendra Ndërkombëtare Loris MalaguzziReggio Children ku delegacioni pati mundësinë të thellonte projektet e Fondacionit të Reggio Children, të  REMIDA – Qendra reciklimit krativ, punëtori për rikuperimin dhe ripërdorimin e materialeve të mbeturinave për qëllime edukative, dhe të PAUSE Atelieri e shijeve, punëtori mbi vlerën edukative të shijes dhe të ushqyerit.

Së fundi, një nga momentet më interesante ishte vizita në një nga kopshtet Reggio Emilia, Pablo Neruda, ku profesorët patën mundësinë të ndërveprojnë me edukatorë dhe pedagogë të kopshtit, duke shikuar dhe thelluar praktikat e Qasje Reggios Emilia në kopshte.

Si përfundim, misioni bëri të mundur hedhjen e një hapi të rëndësishëm përpara në lidhje me aktivitetet dhe rrugëtimet që zhvillojnë Volontari nel Mondo RTM dhe Fakulteti Edukimit si bashkëpunues brenda projektit  PEDAKOS, me synim sigurimin e vazhdimësisë dhe qëndrueshmërisë së rezultateve të projektit në kohë.

Kjo vizitë u mundësua në kuadër të Projektit PEDAKOS, financuar nga Qeveria Italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe realizuar nga shoqata italiane Volontari nel Mondo RTM me mbështetjen e Ambasades Italiane në Prishtinë.

Lexo edhe

Video

error: