PEDAKOS – Bashkëpunim të ngushtë me MASHTI

PEDAKOS – Bashkëpunim të ngushtë me MASHTI

Java e kaluar ishte shumë domethënëse për projektin PEDAKOS-Aleanca për Zhvillimin e Edukimit Prashkollor për Kosovën,  projekt ky që synon të rrisë cilësinë e shërbimeve të edukimit në fëmijërinë e hershme në vend, i financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe i zbatuar nga OJQ Volontari nel Mondo-RTM me mbështetjen e Ambasadës Italiane në Prishtinë.

Koordinatori i projektit dhe Përfaqësuesi Ligjor i shoqatës në Kosovë takuan zëvendësministren e MASHTI, të nderuarën Znj. Edona Maloku Berdyna, në selinë e Ministrisë. Organizata RTM dhe MASHTI kanë bashkëpunuar prej disa vitesh, pasi faza e studimit të fizibilitetit që solli projektin dhe sinergjinë në kuadër të PEDAKOS u zyrtarizua dhe u festua edhe me nënshkrimin e një Memorandumi të Mirëkuptimit vitin e kaluar.


Bashkëpunimi në këto dy vitet e para të zbatimit të projektit ka qenë i frytshëm dhe gjithnjë e më intensiv. Andaj takimi i javës së kaluar mundësoi jo vetëm që të bëhet një pasqyrë e situatës dhe të diskutohet për vazhdimin e projektit, por edhe të bashkëndahet interesi reciprok për të vlerësuar mundësitë për nisma të reja të përbashkëta në fushën e edukimit të fëmijërisë së hershme për të ndjekur dhe garantuar vazhdimësinë e rrugës së ndërmarrë me projektin PEDAKOS.

MASHTI është i përfshirë në mënyrë transversale në të gjitha dimensionet e projektit, duke garantuar nga njëra anë konsistencë me strategjitë dhe zhvillimet kombëtare në fushën e edukimit të fëmijërisë së hershme, dhe nga ana tjetër duke ofruar mbështetje institucionale të nevojshme për transmetimin dhe zbatimin e parimeve dhe praktikave të promovuara nga projekti.

Organizata Volontari nel Mondo RTM, jo vetëm në bazë të njohjes së kontekstit që ka fal pranisë saj në Kosovë prej më shumë se njëzet vjeçare, por edhe nga mirëkuptimi dhe afërsia e madhe me qytetin e Reggio Emilia dhe qasjes specifike edukative të saj, e cila i njeh fëmijët si bartës të të drejtave dhe potencial të konsiderueshëm për zhvillimin e tyre, shpreson dhe synon të vazhdojë lehtësimin dhe dhënien e njohurive mbi këtë përvojë dhe filozofi edukative në Kosovë për të mbështetur përmirësimin e cilësisë së shërbimeve parashkollore në vend.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] PEDAKOS – Bashkëpunim të ngushtë me MASHTI PEDAKOS sjell “Javën e kuzhinës italiane” në kopshtin “Nëna Kabrini” në Prizren PEDAKOS –Trajnim për Institucione Parashkollore mbi ripërdorimin e materialeve të hedhura PEDAKOS: Delegacioni i UNI Prishtinë për vizitë studimore në Itali në Reggio Emilia PEDAKOS – Delegacioni i UNI – Prishtinë në një vizitë studimore në Itali në Reggio Emilia PEDAKOS mban punëtorinë për zhvillimin e institucioneve parashkollore […]

Komentet janë të mbyllura.