Peci tregon dënimin më të madh që mund t’ia bëj SHBA-Kosovës
Lexohet për: 2 min.
lulzim-peci
2 vite më parë
Linku u kopjua

Drejtori i KIPRED dhe eksperti i çështjeve të sigurisë, Lulzim Peci duke komentuar kundërshtimin e kërkesës së SHBA-ve për zgjatjen e afatit për targat ilegale, ka shkruar se dëshira për të kërkuar më të mirën e dëshiruar por të pamundshme, që nënkupton mos- kompromisin, në marrëdhëniet ndërkombëtare bëhet armiku më i madh i më të mirës së mundshme.

Peci ka shkruar në Facebook se dënimin më të madh që mund të na bëj SHBA-ja, është me thënë “bëni si të doni vet dhe unë po tërhiqem.

“Shikojeni se çfarë i kemi bë vetës që nga kundërshtimi i demarkacionit me Malin e Zi deri më tani. Në vend se të ecim përpara, ne e zgjodhëm të bëjmë si të duam vetëm ne, dhe ja ku jemi, si vendi më i izoluar në Evropë. Mos të harrojmë se vet presidenti Biden asokohe si nën-President i SHBA-ve personalisht është angazhuar që të mbledhim mend, por ne me një krenari të injorantit vazhduam me tonën. Plus ky argumenti se është kundërshtuar Rambujeja dhe plani i Ahtisarit që e solli pavarësinë e Kosovës, pasi është kërkuar me e mira, më së paku që mund të thuhet është infantil. Cilat kanë qenë alternativat e kundërshtimit si të Rambujesë dhe Ahtisarit? Padyshim se ato do ishin mos- intervenimi i NATO’s dhe mospavarësimi i Kosovës”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024