Peci: Ballkani i Hapur ka vdekur me marrëveshjen Serbi-Rusi

Peci: Ballkani i Hapur ka vdekur me marrëveshjen Serbi-Rusi

Ish-ambasadori dhe drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci duke komentuar marrëveshjen e nënshkruar për të koordinuar politikën e jashtme në mes ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe atij të Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se kjo tregon se këto dy vende janë batakqi dhe se qëllimet e vërteta të politikave të tyre të jashtme nuk kanë dallim prej njëra-tjetrës, por shpërfaqja e tyre është në proporcion me fuqitë e tyre ushtarake.

Peci ka shkruar në Facebook se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, është koha e fundit që si BE-ja dhe SHBA-të, por sidomos edhe Shqipëria, të reflektojnë për politikat e tyre në raport me Serbinë.


“Ballkani i Hapur nuk mund të bëhet me aleatë të Rusisë së Putinit, dhe besoj se me marrëveshjen duhet të kuptohet që ajo tanimë është e vdekur”, ka shkruar ai.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dje ka deklaruar se marrëveshja e bashkëpunimit që nënshkroi ministri i jashtëm serb me atë rus, e cila duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike.

Përndryshe, në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe ai i Rusisë, Sergei Lavrov kanë nënshkruar një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme.

Lexo edhe

Video