PDK: Urat që i duhen Kosovës janë me SHBA-në, BE-në e NATO-n
Lexohet për: 1 min.
vlora
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikon Qeverinë e Kosovës për qasjen e saj ndaj hapjes së urës së Ibrit.

Vlora Çitaku thekson se prioriteti i Kosovës duhet të jetë forcimi i lidhjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

“Urat që i duhen Kosovës janë urat me SHBA, BE, NATO. Urat që na duhen janë ato që e fuqizojnë integritetin dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Urat që i kemi, i ecim e shetisim, sepse jemi bashkë me aleatët. Më shumë përmbajtje, e më pak simbolikë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër nuk është çështje e dialogut. Sipas tij, kjo temë është mbyllur në vitin 2016 dhe tani po presin fazat inspektuese dhe procedurale për hapjen e saj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024