PDK reagon ndaj konferencës së LVV-së për rastin Dehari
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Përparim Gruda ka reaguar ndaj konferencës së Lëvizjes Vetëvendosje para Prokurorisë Speciale për rastin Dehari.

Gruda tha se pavarësisht se kanë kaluar më shumë se tre vjet në pushtet, gjatë të cilëve nuk është bërë asgjë për të zbardhur rastin Dehari, përkundrazi Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy here.

“Sot LVV vendosi të organizojë një konferencë për media para Prokurorisë Speciale, duke kërkuar drejtësi për Astrit Deharin. A është kjo drejtësia që keni premtuar qytetarëve të Kosovës dhe familjes Dehari? Kjo është e papranueshme dhe e turpshme”, tha Përparim Gruda.

Në një konferencë për media Sami Kureshi në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se është e qartë që është zvarritje e qëllimshme e rastit.

https://kosovapress.com/kurteshi-rasti-dehari-ne-duar-te-prokuroreve-te-parapensionuar-i-5-ti-pensionohet-pas-dy-dite

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024