Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

PDK: Qeveria nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për ta parandaluar koronavirusin

PDK: Qeveria nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për ta parandaluar koronavirusin

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit. Kjo parti thotë se është fatkeqësi që personat e ardhur nga Italia, e që kanë rezultuar me koronavirus, nuk janë vendosur në karantinë për 14 ditë.

Uran Ismaili nga kjo parti, e që ka qenë ministër i Shëndetësisë në qeverinë e kaluar, tha se disa çështjeve nga Qeveria Kurti është dashur t’u jepet seriozitet më i madh.

Ai deklaroi se është gabim që personat e ardhur nga Italia nuk janë vendosur në karantinë për 14 ditë, por janë lënë të lirë të lëvizin.


Ismaili tha se një çështje tjetër me rëndësi është testimi i shpeshtë, e që sipas tij deri më tani nuk është bërë një gjë e tillë.

Ai tha se OBSH e rekomandon saktësisht që të bëhet testim i shpeshtë për të gjetur dhe izoluar rastet.

Ish ministri i Shëndetësisë, ka ngritur shqetësim edhe sa i përket furnizimit të personelit shëndetësor me material mbrojtës. Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të merren masa për mbrojtjen e personelit shëndetësor.

Në Kosovë tashmë janë shënuar tri raste me koronavirus, e të cilët janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Lexo edhe

Video

error: