PDK: Për rastin Dehari do të iniciohet Komision Hetimor Parlamentar

PDK: Për rastin Dehari do të iniciohet Komision Hetimor Parlamentar

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se mirëpret interesimin, ndonëse me vonesë, të pushtetit të ri dhe mediave për zbardhjen e rastit së Astrit Deharit, pas paralajmërimeve të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës për zbardhjen e këtij rasti.


“PDK-ja do t’i shkojë deri në fund secilës temë të përmendur në seancën e djeshme nga kryetari Veseli. Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, ka treguar se ka dyshime serioze për rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit. Për këtë rast, duhet të shkojë dikush në burg, ose Albin Kurti, ose nomenklatura e atëhershme e pushtetit, një pjesë e së cilës është edhe sot në koalicionin qeverisës.

Kjo është një nga temat më serioze për të cilën është abuzuar shumë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja do ta trajtojë si një nga temat më urgjente në Kuvendin e Kosovës, përmes ngritjes së Komisionit Hetimor Parlamentar”, thotë PDK.

Lexo edhe

Video