PDK paralajmëron interpelancë për heqjen e masave anti-dambing

Partia Demokratike e Kosovës paralajmëron thirrjen e një interpelance në Kuvend për krijimin e lehtësirave të importimit të mallrave serbe, veçanërisht siç thuhet për heqjen e masave anti-dambing për bllokat e importuar nga Serbia.

Deputeti nga PDK-ja Mërgim Lushtaku në një konferencë për media theksoi se fatkeqësisht Qeveria Kurti jo që nuk po vën reciprocitet ndaj Serbisë, por po i heq taksat  për mallrat serbe.


“Fatkeqësisht kjo qeveri po lejon vërshimin e mallrave serbe në tregun e Kosovës. Kështu po i hapin dyert Serbisë e po ia mbyllin Shqipërisë”, tha Lushtaku.

Deputeti Lushtaku ka thënë se LVV po pamundëson zgjedhjen e anëtarëve të KPM-së, duke pamundësuar kuorumin për intervistimin e kandidatëve.

Lexo edhe

Video