PDK: Pagesa e energjisë për serbët e veriut është e jashtëligjshme

Nënkryetari  i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza po e vlerëson të kundërligjshëm vendimin e Kuvendit për autorizimin e KOSTT-it që të paguaj 11 milionë euro për energjinë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore.

Përmes një konference për medie, Hamza tha se përmes këtij vendimi po dëmtohen qytetarët e Kosovës, pasi indirektë ata i paguajnë  të njëjtat.


“Kjo është në kundërshtim me ligjin, nuk ka bazë ligjore për shkak se KOSTT është ndërmarrje publike. Në bazë të statutit të saj është 100 përqind pronë e Kosovës, ku aksionari i ushtron të drejta e veta përmes Kuvendit të Kosovës. Kjo është shkelje edhe e qeverisjes kooperative për shkak se kjo ndërmarrje e ka bordin dhe Kuvendi nuk ka të drejtë mbi bazën e ligjit të ndërhyjë në menaxhimin dhe afarizmin e kësaj ndërmarrje. Sot Kuvend, partitë që janë në pushtet kanë përkahur një kërkesë për pagesën e 11 milionëve të energjisë elektrike të shpenzuara në katër komunat veriore të Kosovës. Kjo i dëmton qytetërët e Kosoves”, tha ai.

Hamza i quajti edhe absurde deklarimet e Qeverisë Kurti për mungesë të mjeteve buxhetore, ndërkohë paguan 11 milionë euro për energjinë në veri.

“Po bëhet prapë e njëjtë gjë në mënyrë indirekte sepse këto janë para të qytetarëve të Kosovës. Pas deklarimit të dividentës këto para duhet të shkojnë në buxhetin e Kosovës dhe përmes buxhetit të përdorën për mbulimin e nevojave. Është absurde te thuhet se në mungesë të mjeteve financiare jemi detyruar që t’ia zvogëlojmë pensionet, nuk kemi mjete që të jepet më shumë për shëndetësi apo diçka tjetër. A njëjtën kohë 11 milionë pa bazë ligjore të merret vendim që të autorizohet KOSTT për pagesën e energjisë elektrike”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: