PDK numëron dështimet e Kurtit: Mbi 1 miliard euro humbje në ekonomi dhe mijëra vende pune më pak

PDK numëron dështimet e Kurtit: Mbi 1 miliard euro humbje në ekonomi dhe mijëra vende pune më pak

Partia Demokratike e Kosovës po vlerëson se për shkak të keq menaxhimit të situatës ekonomike gjatë kohës me pandemi nga Qeveria në detyrë, Kosova do të ketë mbi 1 miliard euro humbje në ekonomi dhe mijëra vende pune më pak.

Blerand Kadrijaj nga PDK, në një konferencë për medie tha se keq menaxhimi i situatës së krijuar me Covid-19 nga Qeveria Kurti, ka rrezikuar stabilitetin makro-fiskal të shtetit të Kosovës, derisa theksoi se zbatimi i vonuar i pakos emergjente ka rrezikuar falimentimin e shumë ndërmarrjeve private.

“Qeveria tanimë e shkarkuar Kurti, për shkak të keq-menaxhimit të buxhetit, e sidomos Pakos Emergjente financiare gjatë pandemisë ka rrezikuar stabilitetin makro-fiskal të shtetit të Kosovës. Qeveria me politikat e gabuara dhe me zbatim të vonuar të pakos, ka rrezikuar falimentimin e shumë ndërmarrjeve private. Kështu, ka ndikuar në humbjen e mijëra vende të punës e duke i zhytur mijëra shtetas të Kosovës në varfëri”, tha Kadrijaj.

Kadrijaj tha se në vitin 2020 ekonomia e Kosovës parashihej të rritej deri në 4 për qind, por si rezultat i mos implementimit me kohë të pakos emergjente pritet të pësojë rënie mbi 11 për qind.


Kadrijaj shtoi se, sipas parashikimeve do të ketë rënie të mundshme të të hyrave tatimore nga 7.5 e deri në 12.5% të buxhetit vjetor që nënkupton se buxheti i shtetit mund të ketë deri në 200 milionë euro më pak të hyra se sa ato të kalkuluara në muajin shkurt.

Në këtë konferencë u përmendën disa nga pasojat për ekonominë e Kosovës, si rezultat i keqmenaxhimit, rënia e BPV-së për rreth 800 milionë euro, remitencat rreth 150 milionë euro më pak me trendin aktual për vitin 2020, humbjet buxhetore për 2020 me trendin aktual, mbi 300 milionë euro, humbje të vendeve të punës, falimentimi i shumë ndërmarrjeve vendore, humbjet e investimeve të huaja direkte: Contour Global, 1.3 miliard euro investime në energji, për 5 vjet, dëmet mbi 20 milionë, në rast të humbjes së rastit në arbitrazh, humbja e fondeve të huaja, përfshirë fondet MCC prej 200 milionë euro.

Mbi 150 mijë qytetarë do të varfërohen në Kosovë, sipas raportit të Bankës Botërore. Po ashtu, rrezikohet ulja e pagave në sektorin publik dhe ekzekutimi i pagesave për skemat sociale në tremujorin e fundit, bazuar me trendin aktual të të hyrave buxhetore.

 

 

Lexo edhe

error: