PDK: Ndarja e mjeteve për rrymën në veri e kundërligjshme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza po e vlerëson të kundërligjshëm vendimin e Kuvendit për aprovimin e rekomandimeve lidhur me kërkesën e KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.


Përmes një konference për medie, Hamza tha se Qeveria Kurti po fshehët nga vendimmarrja.

“Sot Kuvendi aprovoi për ndarjen e mjeteve shtesë për KOSTT-in që ta paguajë energjinë elektrike në veri. Kjo është e kundërligjshme, Kuvendi nuk ka të drejtë të ndërhyjë në menaxhimin e kësaj ndërmarrje”, tha ai.

Lexo edhe

Video