PDK mirëpret vendimin e Supremes: Diaspora e Dragashit do të rikonfirmojë vullnetin e tyre për kryetarin Shabani

PDK mirëpret vendimin e Supremes: Diaspora e Dragashit do të rikonfirmojë vullnetin e tyre për kryetarin Shabani

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Supreme, e cila sot ka marrë vendim që të përsëritet votimi me postë në Komunën e Dragashit.

Sipas PDK-së, Supremja rikonfirmoi se votat që kishin ardhur me postë për Komunën e Dragashit ishin të manipuluara me qëllim të deformimit të rezultatit zgjedhor. Ndërkohë që ka ftuar Prokurorinë që të hetojë dhe të ndëshkojë çdo person që ka manipuluar me vullnetin e qytetarëve.


Përmes një komunikate për media PDK tha se pret që riorganizimi i zgjedhjeve për votuesit me postë ta rikonfirmojë vullnetin e qytetarëve të Dragashit për fitoren e kryetarit Shaban Shabani.

“Qytetarët e Dragashit pavarësisht ku ata jetojnë, do të bashkohen dhe me vullnetin e tyre të lirë e duke mos lejuar manipulimin e vullnetit të tyre, do të votojnë për kryetarin e tyre që ka qeverisur mirë e me transparencë për zhvillimin e kësaj komune. Partia Demokratike e Kosovës fton Prokurorinë që të hetojë deri në fund dhe të ndëshkojë çdo person manipulues që ka guxuar të deformoj vullnetin e qytetarëve të Dragashit që jetojnë jashtë vendit”, thuhet në komunikatë.  

PDK ka ftuar të gjithë qytetarët e Dragashit që do të votojnë me postë që të votojnë lirshëm, pa presion e pa ndikime për kryetarin e Dragashit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: