PDK mirëpret vendimin e Apelit për tarifat e ZRRE-së

PDK mirëpret vendimin e Apelit për tarifat e ZRRE-së

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Apelit kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike nga ana e Qeverisë dhe ZRRE-së.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se përmes këtij vendimi u rikonfirmua se shtrenjtimi i rrymës ishte i padrejtë , i paarsyeshëm dhe kundërligjor.


“Jam shumë i lumtur që qëndrimi ynë parimor për ligjshmëri e në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve si konsumatorë, sot i ka lehtësuar nga barra e atij vendimi rreth 450 mijë familje kosovare”, ka shkruar Krasniqi.

Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë në anën e qytetarëve kundër çdo vendimi të kundërligjshëm e të padrejtë të pushtetit, ka shtuar Krasniqi.

Lexo edhe

Video