PDK me tetë rekomandime, një ndër to mos shtrenjtimi i rrymës për qytetarët

Në emër të grupit parlamentar të PDK-së si iniciues i debatit për shtrenjtimin e rrymës, deputeti Ferat Shala ka dhënë tetë rekomandime për Qeverinë se si të dilet nga kriza energjetike dhe për të mos e miratuar raportin e ZRRE-së për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Deputeti Shala ka thënë se të gjitha resurset e këtij vendi i ka në dorë kryeministri Kurti për t’u përballuar me krizën energjetike dhe për të ndaluar shtrenjtimin e rrymës.


“Të gjitha resurset i ke në dorë kryeministër, dhe po ti numëroj disa ide duke e plotësuar edhe kërkesën të parafolëses time, sepse po më duket që edhe ajo nga një herë po harron. Në një fillo, menjëherë me planifikimin dhe rivitalizimin e Termocentraleve A dhe B, ashtu siç ju mendoni dhe na krijo stabilitet energjetik. Fillo po ashtu menjëherë me përgatitjet dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja nëse guxon energjetike nga thëngjilli. Fillo po ashtu për zgjerimin e kapaciteteve të reja energjetike nga era në Shalë të Bajgores, ende ka kapacitete dhe fusha deri tek bjeshkët e Llapit… dhe Pika e tetë të mos miratohet raporti i ZRRE-së për tarifat”, theksoi ai.

Ndër rekomandimet e PDK-së, ishte edhe nisja e projektit për gazin.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] PDK me tetë rekomandime, një ndër to mos shtrenjtimi i rrymës për qytetarëtTahiri: Vendosmërinë e Kurtit për shtrenjtimin e rrymës, PDK do ta kundërshtojë në çdo formëZRrE e pranon që komunat në veri të Mitrovicës nuk janë përfshirë në rritjen e tarifave të energjisë​Kurti për tarifat e reja të energjisë elektrike: Shumë shpejt do të dërgojmë komentet në ZRrEHaradinaj: Unë refuzova rritjen e çmimit të energjisë, kjo duhet të ishte përgjigjja edhe ndaj kërkesave të sotme […]

Komentet janë të mbyllura.