PDK me akuza ndaj ministrit Vitia: Ka dhënë tenderë fshehtas dhe pa konkurrencë

PDK me akuza ndaj ministrit Vitia: Ka dhënë tenderë fshehtas dhe pa konkurrencë

Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje Prokurorisë së Kosovës që të hetojë gjitha kontratat e Ministrisë së Shëndetësisë për furnizim në periudhën pandemike Covid 19.

Sipas partisë opozitare, në këta tenderë ka afera korruptive prej miliona eurosh.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Donjet Bislimi në një konferencë për media adresoi akuza ndaj ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Bislimi tha se ministri Vitia në mënyrë të fshehtë pa konkurrencë dhe mënyrë abuzime ka blerë produkte me çmime të fryra.

“Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë së Republikës që të vihet menjëherë në lëvizje dhe të hapë rast për faktet e rënda korruptive të paraqitura dje. Një maskë e thjeshtë e tillë që nëpër dyqane kushton 50 cent, në kontratat e ministrit të Vetëvendosjes është mbi 7 euro”, tha ai.


Sipas Bislimit, vetëm në muajin prill, Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë dhjetë kontrata për furnizim vetëm një kompanie.

Bislimi, mes tjerash, tha se i pari i shëndetësisë në Kosovë do të mbahet mend vetëm për gjunjëzimin ndaj Serbisë dhe aferat korruptive me tenderë.

 

 

 

Lexo edhe

Video