Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

PDK kritikon Qeverinë Kurti, e quan ditë turpi fjalimin e Donika Gërvallës në OKB

PDK kritikon Qeverinë Kurti, e quan ditë turpi fjalimin e Donika Gërvallës në OKB

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kritikuar paraqitjen e zëvendëskryeministres, njëherit edhe ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kritika ka adresuar edhe ndaj Qeverisë Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se kanë mohuar historinë më të re të Kosovës, trashëgiminë politike dhe vlerat kombëtare.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra ka thënë të mërkurën se pushteti i udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka hequr dorë nga politika e jashtme e Kosovës, duke e suspenduar atë dhe duke e shndërruar në politikë të brendshme dhe në mekanizëm të thashethemeve.

Sipas saj, pushteti është përafruar me narracionin e Rusisë dhe Serbisë.

“Ditëve të fundit, si asnjëherë më parë, kemi parë një tendencë të hapur të pushtetit, nga presidentja, kryeministri e ministrat, për të mohuar historinë më të re të Kosovës, trashëgiminë politike, luftën çlirimtare si dhe vlerat tona kombëtare[…]Ky pushtet është larguar nga politika e jashtme e koordinuar me miqtë tonë perëndimor dhe është përafruar qartë me narracionin e Rusisë dhe atë të Serbisë. Imazhi që këta qeveritarë, këta mohues të shtetit tonë janë duke portretizuar nëpër botë për vendin, është një Kosovë pa histori, pa shpalljen e pavarësisë, pa Kosovën e njohur nga 117 shtete, pa Kosovën e anëtarësuar në mbi 60 organizata ndërkombëtare, pa UÇK-në, pa luftën tonë çlirimtare, pa sakrifica, pa suksese dhe pa vlera shtetërore”, tha ajo.


Sipas saj, fjalimi i djeshëm i ministres Gërvalla në OKB shënoi një ditë turpi për Kosovën.

Deliu – Kodra tha se Gërvalla është dashur të flas për njohjen e Kosovës nga Izraeli, për kërkesën për përmbylljen e misionit të UNMIK-ut, e jo siç tha ajo, të flas për Kosovën e kapluar nga krimi dhe korrupsioni.

Ajo tha se çdo e arritur e Kosovës në politikën e jashtme është meritë e miqve ndërkombëtarë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Ministrja e Jashtme e Kosovës, e verbuar nga inatet politike nuk tha asnjë fjalë për njohjen e Kosovës nga Izraeli. Këshilli i Sigurimit është terren për afirmim të shtetësisë së Kosovës dhe jo përkrahje të narracionit rus dhe serb për Kosovën. Pa ia kërkuar askush, znj. Gërvalla  foli zi e terr në sytë e botës se si Kosova është e pushtuar nga krimi dhe korrupsioni[…]Dje ishte një ditë turpi për Kosovën që, fatkeqësisht, u orkestrua, po vazhdon dhe u realizua nga ata që do të duhej ta mbronin e të punonin për qytetarët dhe për Kosovën. PDK as që ka pritur se do të jenë ndryshe sepse ata udhëhiqen nga inati, zemërngushtësia dhe mohimi i çfarëdo të arritur të Kosovës, e cila në rend të parë është meritë e qytetarëve të Kosovës. Çdo e arritur e Kosovës në politikën e jashtme është meritë e miqve ndërkombëtarë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ”, theksoi ajo.

Deputetja Deliu – Kodra  deklaroi se në rast se pushteti përpiqet t’i mohojë të arriturat e PDK-së në shtetndërtimin e Kosovës, të paktën të mos sillet naiv duke mohuar meritat e qytetarëve dhe të miqve ndërkombëtarë.

Lexo edhe

Video

error: