PDK konsideron se qeveria nuk ka jetësuar asnjë plan të saj

PDK konsideron se qeveria nuk ka jetësuar asnjë plan të saj

Partia Demokratike e Kosovës e cila e ka thirrur seancën plenare për 100 ditshin e qeverisë Kurti II, po vlerëson se për këto 100 ditë, Qeveria nuk ka filluar të jetësojë asnjë prej zotimeve për çka e kanë marrë votën e qytetarëve të Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se kjo qeveri fatkeqësisht nuk ka marrë asnjë iniciativë për të realizuar premtimet e saja të dhëna gjatë fushatës zgjedhore.

“Fatkeqësisht asnjëra prej këtyre zotimeve nuk i kemi parë që po fillojnë me u jetësuar në kuadër të këtij 100 ditshi, edhe njëherë po them 100 ditshi është një rrugëtim që trason qeverisjen për katër vitet e ardhshme çfarë qeverisje presim kur ato për të cilat u kanë besuar qytetarët e Kosovës asnjë iniciativë nuk e keni ndërmarrë për t’i realizuar këto”, tha ai.  

Tahiri derisa i ka renditur shumë nga premtimet e Kurtit në fushatën zgjedhore por edhe që janë të parapara në planin qeverisës, tha se në këto 100 ditë Qeveri nuk u ka dal në ndihmë 60 mijë punëtorëve që humbën vendet e punës si pasojë e pandemisë dhe nuk është ulur niveli i varfërisë ekstreme.

“Rreth 60 mijë punëtorë që u lanë të papunë si pasojë e pandemisë janë të vetmuar dhe po gjenden të vetmuar pa asnjë përkrahje nga qeveria e Kosovës, premtuat depolitizim të institucioneve çka ndodhi në këto 100 ditë, në këto 100 ditë pamë se si kjo mazhorancë dhe kjo qeveri është shndërruar në një ndërmarrje të fuqishme për punësime familjare, premtuat që do ndërmerrni vetting në drejtësi, polici dhe inteligjencë, pra këto 100 ditë nuk pamë asgjë, jeni bllokuar tash e dy qeveri me një koncept dokument për vettingun dhe assesi të ecni përpara. Premtuat që nuk do jetë asnjë qytetar në varfëri ekstreme sepse do reformoni skemat sociale dhe do aktivizioni fuqinë punëtore, pra po ua përkujtoj që vitin që lëmë pas 70 mijë qytetarë të Kosovës llogaritet se kanë prekur varfërinë e skajshme, pra në këto 100 ditë asnjë iniciative nuk është ndërmarrë për t’iu ndihmuar këtyre 70 mijë qytetarëve “, tha ai.

Ai tha se si qeveri për këto 100 ditë nuk kanë ndërmarrë asgjë në drejtim të jetësimit të Fondit të Sigurimeve shëndetësore.


”Kjo qeveri pati premtuar që gjatë mandatit të ardhshëm 4 vjeçar do të ndërtoj 160 çerdhe pra  për 1mijë e 460 ditë I bie që çdo 9 ditë me u nis nga një çerdhe dhe realisht për këto 100 ditë që kanë kaluar do të duhej së paku 11 prej tyre me fillua me u realizuar dhe çka kemi parë prej këtyre 100 ditëve as gurthemel, as iniciativë, as buxhet asgjë, pra iniciativë e lënë komplet në letër ashtu siç e kanë nisur. E dyta iu premtoj se do ndaj nga 150 euro për familjen që kanë më pak se 5 mijë euro të ardhura vjetore, dhe çka ndodhi gjatë këtij 100 ditshi padyshim që jo, zero…..Erdhen në pushtet me premtimin që do siguroni, ta jetësoni çështjen e sigurimeve shëndetësore në kuadër të këtij 100 ditshi asnjë iniciativë nuk e keni bërë për të jetësuar ligjin pra çështjen e  sigurimeve shëndetësore që qytetarët po I presin”, tha ai.

Shefi i GP-së të PDK-së tutja tha se kjo qeveri nuk ka mbajtur premtimin e dhënë për shtimin e 30 instruktorëve shëndetësor.

“Na thatë se do shtoni 30 instruktorë shëndetësor dhe farmaceotik në këto 100 ditë as edhe një i vetëm nuk filloj me u shtua. Pra, si iniciativë mbet po ashtu në letër, tha se do ofroni 1 mjek për 2 mijë banor në 100 ditë nuk e pamë të diskutohet e lëre më të realizohet. Iu premtuat pensionim të parakohshëm policëve por ky premtim mbeti vetëm në letër në kuadër të këtij 100 ditshi nuk patët kurajo me sjell ligjin për pensionim të parakohshëm të policëve tanë  thatë se do e pesëfishoni numrin e inspektorëve u harrua si iniciativë mbeti vetëm në letër në kuadër të këtyre 100 ditëve asnjë iniciativë. Thatë që do kemi grante për bujq grante për gra e për të rinj në kuadër të këtyre 100 ditëve nuk po arrini as obligimet ekzistuese e lërë me ma pas grante për gra e për fëmijët”, theksoi ai.

Tahiri tha se për këto 100 ditë nuk është ndërmarrë asnjë iniciativë ligjore për krijimin e Fondit Sovran dhe Bankës Zhvillimore dhe shuarjen e AKP-së.

“Premtuat që do e themeloni fondin sovran dhe Bankën Zhvillimore asnjë iniciativë ligjore në kuadër të këtij 100 ditshi as për Fondin Sovran as për Bankën Zhvillimore, thatë se do e shuani AKP-në dhe do e themeloni Agjencinë Zhvillimore pra asnjë iniciativë ligjore për ta shuar AKP-në dhe asgjë në këtë drejtim. Premtuan themelimin e Gjykatës Komerciale një projekt që ua kemi lënë të gatshëm shumë mirë që e sollët dhe ua votuam por asnjë hap nuk e keni bërë as për gjykatën administrative e as për gjykatën e punës të cilat i keni premtuar vetë. Thatë që do e rrisni pagën minimale në 250 euro për 40 orë punë në javë asnjë hap në këtë drejtim”, tha ai.

Tahiri tha se në këto 100 ditë të qeverisë Kurti II nuk është marrë asnjë iniciativë në drejtim të trajnimit të mësimdhënësve ashtu siç ishte proklamuar nga kryeministri, Albin Kurti.

Edhe për shtesat e fëmijëve prej 20 eurosh që ishin premtuar shefi i GP-së të PDK-së, Ableard Tahiri thotë se edhe për këtë iniciativë nuk është ndërmarrë ndonjë veprim konkret.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: