PDK kërkon që shteti të bëjë pagesën e pagave për punëtorët në sektorin privat

PDK kërkon që shteti të bëjë pagesën e pagave për punëtorët në sektorin privat

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se qeveria e ardhshme duhet të rishikojë buxhetin për vitin 2020, e krejt kjo për të ofruar mbështetje për sektorin privat, pensionistët, familjet me asistencë sociale, pas përballjes me virusin COVID-19.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, tha se Qeveria e vendit është duke u vonuar në ofrimin e stimujve për sektorin privat. Ai ka propozuar se shteti duhet të bëjë pagesën e të gjithë punëtorëve në sektorin privat me një pagë mbi pagën mesatare në vend.

E gjithë kjo, Hamza tha se mund të realizohet pasi që shteti ka para të mjaftueshme.

Ai tha se nuk guxojnë të lejojnë që të ndërmarrjet në vend të bankrotojnë, prandaj sipas tij, Qeveria është duke u vonuar me stimujt për këtë kategori.


Përveç për sektorin privat, ai tha se duhet të ketë stimulim edhe për disa profesione në sektorin publik, si mjekët, policët, zjarrëfikësit.

Hamza tha se duhet rritja e kapitalit të fondit për garantimin e kredive, që pastaj ky fond me ua garantua bizneseve kreditë që ato të mos kenë vështirësi sa i përket hipotekave. Po ashtu, ai tha se Banka Qendrore me sektorin bankar duhet të bëjnë një pushim nga pagesa e kësteve të kredive për një kohë të caktuar kohore. Kamatat vonesë, ai tha se duhet të lirohen qytetarët nga kjo.

Ai ka propozuar edhe krijimin e një fondi që do të jetë në dispozicion për Ministrinë e Mbrojtjes, Policinë e Kosovës dhe zjarrëfikësit, që atyre t’iu mundësohet që të operojnë në këtë situatë emergjente.

Po ashtu, një fond humanitar për familjet në nevojë dhe personat në nevojë.

 

Lexo edhe

Video

error: