Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar që në seancën e sotme të ketë debat për involvimin e Millan Radojiçiqit në vendimmarrjen e Kuvendin e Kosovës. Pas publikimit të audio-incizimeve me shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Tahiri tha se parlamenti është kontaminuar dhe kriminalizuar.
Shefi i deputetëve të PDK-së deklaroi në seancën plenare se kryeterroristi Millan Radojiçiq në koordinim me Mimoza Kusari Lilen e ka përcaktuar pagën minimale.
Po ashtu, Tahiri kërkoi nga Kusari-Lila që t’i kërkojë falje Partisë Demokratike të Kosovës. AI tha se nuk do të bashkëpunojnë me partinë në pushtet dhe nuk do të votojnë as marrëveshjet ndërkombëtare e as çështjet tjera.
Kryeparlamentari Glauk Konujfca tha se debati parlamentar është i pamundur të zhvillohet proceduralisht.