Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar debat parlamentar lidhur me të gjeturat e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri tha se të gjeturat janë shqetësuese për Qeverinë e Kosovës. Ai kërkoi që rendi i ditës të plotësohet me mocion për debat parlamentar, teksa ftoi deputetët që ta përkrahin një gjë të tillë. Me këtë janë pajtuar edhe partitë tjera opozitare, por jo edhe partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Për këtë mocion kanë votuar 26 deputetë për, 40 kundër dhe një ka abstenuar.
Tahiri kërkoi që ky debat parlamentar të fillojë pas pyetjeve parlamentare dhe deklarimeve jashtë rendit të ditës.
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila theksoi se ky raport ka disa lëshime të vogla. Ajo propozoi që të caktohet një seancë e veçantë për ta diskutuar këtë raport.
Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se sot Kuvendi duhet të diskutojë për të gjeturat në raportin e DASh-it.
Sipas tij, ky raport është letërnjoftim i Qeverisë Kurti dhe se kjo çështje është e rëndësishme që të diskutohet në Kuvend. /Sh.Pajaziti/
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...