PDK kërkon anulimin dhe hetimin e marrëveshjes për “tiketën ngjitëse”

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po kërkon nga qeveria e Kosovës që të anuloj marrëveshjen për “tiketë ngjitëse” prej 5 euro, ndërsa i bënë thirrje Prokurorisë Speciale që ta hetoj gjithë marrëveshjen. Krahas kësaj, PDK javën e ardhshme po kërkon edhe debat parlamentar për 100 ditshin e Qeverisë Kurti II.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se vendimi për “tiketë ngjitëse” prej 5 eurosh vetëm sa e varfëron xhepin e qytetarëve dhe se me këtë nuk do pajtohen asnjëherë si parti opozitare.

“Sot jemi njoftuar nga ministria e Infrastrukturës  për pezullim sa i përket  taksës prej 5 eurove e cila do të hynte në fuqi nga 1 shtatori i këtij viti. Ju e dini qëndrimin e PDK ne kemi qenë në vazhdimësi dhe jemi kundër që kjo taksë t’i vihet qytetarët të Kosovës dhe aq më keq këto para nuk do i shkonin buxhetit të Kosovës por do i shkonin një kompanie private. Një vendim i tillë ka qenë vendim që e rëndon jetën e qytetarëve, një vendim ka qenë vendim që varfëron qytetarët dhe ne nuk do ndalemi dhe nuk mjafton pezullimi i kësaj takse. Pra, ne kërkojmë që sa më parë qysh sot  pa humbur as edhe një ditë kohë ky projekt i dëmshëm për qytetarët të anulohet e jo të pezullohet. Ne do bëjmë të gjitha përpjekjet e duhura parlamentare, politike dhe demokratike që kjo taksë të mos jetësohet[…] Në anën tjetër kjo taksë është shoqëruar me shumë parregullsi kur është bërë i bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale të Kosovës që urgjentisht ta ushtroj mandatin e saj dhe ta  hetoj gjithë procesin, kjo vjedhje në tentative duhet ta marr dënimin e merituar”, tha Tahiri.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, deklaroi se si subjekt politik kanë parashtruar kërkesë për debat parlamentar në javën e ardhshme për raportin 100 ditësh të qeverisë Kurti.

Ai tha se kjo është qeveria e parë që nuk e sjell në Kuvendin e Kosovës raportin 100 ditësh për diskutim.


“Kjo është qeveria e parë  në Kosovë që hynë në histori që nuk e sjell në Kuvend për debat parlamentar raportin e 100 ditshi. Raporti i 100 ditshit është jashtëzakonisht i  rëndësishëm për faktin se në këtë 100 ditësh vendoset bazat e qeverisjes katër vjeçare. Me këtë 100 ditësh qeveria na tregon se cila do jetë agjenda e saj e qartë në katër vitet e ardhshme, çka do zhvillohet gjatë katër viteve të ardhshme[…]Hera e parë që kërkohet të debati parlamentar për 100 ditshin nuk vjen nga qeveria siç ka ardhur gjithmonë por vjen nga PDK. Sot janë bërë fiks katër muaj prej kur është votuar kjo qeveri dhe brenda në muajin e katërt është ftuar debat parlamentar  për 100 ditshin ne kemi pritur deri sot sepse kemi besuar që thjesht është një vonesë se prapë se prapë do procedoj me  këtë raport të 100 ditshit, kur e pamë vërtetë se këta nuk e kanë në plan dhe po tentojnë me iu shmang çfarëdo debati ne kemi vendosur sot  tashmë kemi proceduar në administratën e Kuvendit që në javën e ardhshme të vendoset debat parlamentar për 100 ditshin e kësaj qeverie”, tha Tahiri.

I pyetur se PDK a do kërkoj interpelancë për raportimin e kryeministrit Kurti në Kuvend për dialogun me Serbinë, deputeti Tahiri tha se këtë po presin ta inicioj vetë Kurti.

Deputeti I PDK-së tha se gjithë procesi i dialogut po zhvillohet pa transparencë.

“Ne po shpresojmë dhe po i japim kohë kryeministrit dhe po shpresojmë q do inicioj vetë një iniciativë të tillë sepse ju e dini që është një rezolutë që e obligon kryeministrin pas çdo raundi të  diskutimeve të diskutohet në parlament. Fatkeqësisht procesin e dialogut po e shoqëron një mos transparencë e madhe, qytetarët, deputetët e Kuvendit të Kosovës si përfaqësues të qytetarëve nuk dinë paraprakisht se cila është agjenda e kryeministrit, nuk e dinë as pozita as opozita nuk e dinë askush se cila është agjenda e kryeministrit e cila do dialogohet në Bruksel,  nuk dimë për propozimet që vijnë nga pala jonë që do diskutohen në këtë proces. Kjo nuk ka ndodhur më herët me asnjë kryeministër, të gjithë kanë qenë në parlament asnjëri nuk i ka ikur debatit është kryeministri i parë që i ik ballafaqimit me deputetë e Kuvendit të Kosovës”, theksoi shefi i grupit parlamentar të PDK-së.

Ministria e Mjedisit,  Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës gjatë ditës së sotme ka njoftuar se tashmë këtë vendim e kanë  pezulluar vendimin  për “tiketë ngjitëse” në vlerë prej 5 euro në automjete.

Lexo edhe

Video

error: