PDK-ja do t’i votojë të gjitha marrëveshjet financiare ndërkombëtare

PDK-ja do t’i votojë të gjitha marrëveshjet financiare ndërkombëtare

Partia Demokratike e Kosovës do të votojë të gjitha marrëveshjet financiare ndërkombëtare që janë në rend dite në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media.

Ai tha se këtë vendim e kanë marrë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar dhe diskutimeve brenda strukturave të partisë.

“Ne kemi vendosur që t’i përkrahim dhe t’i votojmë të gjitha marrëveshjet financiare ndërkombëtare të cilat janë në rend dite në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Këto marrëveshje i përkrahim pa kushtëzime. Fatkeqësisht nuk kemi pasur një kërkesë dhe një qasje të duhur dhe pozitive edhe nga ana e qeverisë… Sidoqoftë ne i kemi negociuar një pjesë të këtyre marrëveshjeve financiare ndërkombëtare dhe ne nesër në seancën e Kuvendit do t’i përkrahim dhe do të japim votën tonë për aprovimin e këtyre marrëveshjeve”, tha Hamza në një konferencë të thirrur për media.


Hamza ka kritikuar qeverinë e kaluar, por edhe të tashmen, duke thënë se asnjëra nuk arriti të gjejë rrugë ligjore për të përkrahur bizneset dhe qytetarët e Kosovës që janë në gjendje të mjerueshme pas pandemsië Covid-19.

Ai edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimet e PDK-së se pa ndryshime ligjore nuk mund të ndihmohet asnjë kategori e bizneseve.

“Për zbatimin dhe përkrahjen e bizneseve duhen ndryshime ligjore. Ju kanë nevojit 3 muaj ditë kohë për të kuptuar se pa ndryshime ligjore nuk mund të procedohen mund të procedohen pagesat të cilat janë premtuar. Ne presim që shpejt në Kuvendin e Republikës së Kosovës të vijnë për diskutim edhe iniciativat tona ligjore për shkak se biznesi ka nevojë për përkrahje”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: