PDK i kërkon ZRrE-së që ta zbatojë vendimin e Gjykatës për tarifat e reja

PDK i kërkon ZRrE-së që ta zbatojë vendimin e Gjykatës për tarifat e reja

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka bërë thirrje Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për zbatimin e vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri tha se në rast se nuk respektohet pezullimi i vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike do të bëjnë padi penale për bordin e ZRrE-së.


“I bëjmë thirrje zyrës së kryeministrit që të mos insistojnë në rritjen e energjisë elektrike, kjo po e bën të papërballueshme jetën në vendin tonë. Ky vendim i Gjykatës Themelore për pezullim të vendimit është vendim në interes të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Ditë më parë Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që të pezullojë përkohësisht ekzekutimin e vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.