PDK fton prokurorinë të hetoj subvencionimin e teksteve shkollore
Lajme
Lexohet për: 3 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua
Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar pushtetin për shkelje të ligjit me vendimin për subvencionimin e teksteve shkollore.
Zëvendëskryetari i Komisionit Hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore, Ardian Kastrati dhe Bekim Haxhiu, anëtar i këtij komisioni, në një konferencë për media i kanë vërë ftesë Prokurorisë Speciale që ta hetoj rastin.
Ardian Kastrati, deputet i PDK-së tha se me përsëritjen e këtij vendimit pasojat i paguajnë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Sipas Kastratit përgjegjësi kryesor për këtë situatë është kryeministri Albin Kurti.
“Në Komisionin Hetimor ku kanë rapotu me dhjetëra drejtorë të drejtorive komunale nga të gjitha komunat e Kosovës pothuajse janë raportu shumë raste ku ka përfundu viti shkollor e ka raste që nuk i kanë marr tekstet shkollore hiq. E mos të flasim ju si prind keni hequr para librarive për ti marr ato tekste. Kjo krejt për me bo një eksperiment që donë Arbërie Nagavci për me ju fut një aventure e cila për mu bënë dhunë psikike dhe fizike ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës. Përgjegjësi kryesor është Albin Kurti. Gruaja e Albin Kurtit a do të pret nëpër librari sikur prindërit e tjerë që kanë me prite me orë të tëra në temperaturë mbi 30 gradë. Një njeri që thotë se këtu ka mirëqenie, ka avancim në arsim, që ekonomia po lulëzon le ta sjell mas pari me përjetu familja e vet këtu fatin e krejt këtyre të tjerëve se sa këtu ka mirëqenie, sa është ekonomia e arsimi në rregull”, tha ai.
Kastrati poashtu tha se krahasuar me vitet paraprake, vitin e kaluar janë shpenzuar 7 milion euro më shumë për subvencionimin e teksteve shkollore.
Edhe Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së tha se prokuroria e Kosovës me urgjencë duhet të veproj dhe ndaloj këtë keqpërdorim.
Poashtu ai ka përmendur se ka diferencë në çmime të librave të cilat sipas tij nuk janë të njëjtë si për klasën e parë si për të 5-tën. Diferencën e çmimit sipas Haxhiut janë detyruar prindërit ta paguajnë vet.
Haxhiu shtoi se procesi i intervistimit të dëshmitarëve do të vazhdoj më 9 shtator kur Kuvendi fillon punën.
Sipas tij deri tani ka pasur shkelje ligjore, derisa ka njoftuar se nga qeveria kanë kërkuar listën e atyre që janë subvencionuar por që sipas tij qeveria ka hezituar tia janë atë informacion.