PDK dënon sulmin ndaj policisë dhe kërkon strategji për largimin e bandave kriminale në veri

Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës, ku mbrëmë në veri të vendit mbeti i plagosur një zyrtar policor.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën parlamentare, kërkoi nga Qeveria e Kosovës hartimin e një strategjie për eliminimin dhe largimin e këtyre bandave të cilat e pamundësojnë shtrirjen e sovranitetit tonë në katër komunat në veri të Mitrovicës.

“Si Grup Parlament i PDK-së, e dënojmë ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës që ndodhi mbrëmë dhe që rezultoi me plagosjen e një zyrtari policor të Policisë së Kosovës. Policit i dëshirojmë shërbim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejt në vendin e tij të punës. Ky angazhim i Policisë së Kosovës ndodhi si rezultat i dekretimit të datës së zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të ndërmerr hapa sporadik për gjendjen në veri, por të ketë një strategji për të trajtimin e kësaj zone mjaft problematike.

Ai tha se si grup parlamentar janë të shqetësuar për gjendjen në atë pjesë dhe sigurinë e të gjithë atyre qytetarëve në veri.


“E shohim një angazhim të madh të shtetit serb për ta nxjerrë nga kontrolli jonë institucional këtë pjesë të Republikës së Kosovës. Mirëpo, Qeveria e Kosovës nuk duhet të ndërmerr hapa sporadikë.  Nuk duhet të bëjë veprime ad-hoc, por duhet të ketë një strategji për të trajtimin e kësaj zone mjaft problematike. Përderisa sulmohen zyrtarët tanë policorë, përderisa sulmohet shteti i Kosovës, ne nuk mund të ndërmarrim hapa sporadikë. Duhet të kemi një strategji për eliminimin dhe largimin e këtyre bandave të cilat e pamundësojnë shtrirjen e sovranitetit tonë në funksionimin e sovranitetit në atë pjesë të Kosovës. Si GP i PDK-së jemi të shqetësuar për gjendjen në atë pjesë dhe sigurinë e të gjithë atyre qytetarëve që janë atje, qofshin ata serbë, shqiptarë, boshnjakë, romë e ashkalinj”, tha ai.

Tahri theksoi po ashtu se Kosovës i duhet një koordinim më i madh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Policia  e Kosovës ka shtuar mbrëmë praninë në veri të Mitrovicës, për shkak të situatës së sigurisë.

Ndërsa, tri ditë më parë (të martën) në veri të vendit  ka pasur të shtëna dhe shpërthime nga strukturat ilegale serbe

Lexo edhe

Video