PDK çon në Kushtetuese Ligjin për KPK-në

PDK çon në Kushtetuese Ligjin për KPK-në

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Këshillin Prokurorial rë Kosovës (KPK) i cili është miratuar në parlament javën e kaluar.


Deputeti Tahiri tha se ky ligj cenon rëndë pavarësinë e gjyqësorit dhe shtrin ndikimin e politik në këtë Këshill.

“Konsiderojmë se ky ligj bie ndesh me 6 nene të Kushtetuese të Kosovës. Besojmë se argumentimet të cilat i ka sjellë PDK, konsiderojmë që janë të mjaftueshme”, tha ai.

Lexo edhe

Video