PBB në Poloni u rrit për 4% në vitin 2019

PBB në Poloni u rrit për 4% në vitin 2019

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në Poloni u rrit me 4% në vitin 2019, sipas vlerësimeve paraprake nga Zyra e Statistikave të Polonisë (GUS).

Kjo shifër është nën konsensusin e tregut, të përpiluar nga agjencia polake e lajmeve PAP. Sipas pritshmërive të analistëve, ritmi i rritjes së PBB-së gjatë vitit 2019 pritej të arrinte në 4,2%.


“Shkalla e rritjes së PBB-së u ngadalësua nga 5,1%, që u regjistrua në vitin 2018”, deklaroi GUS.

Kërkesa e brendshme u rrit me 3,8% vitin e kaluar, ndërsa investimet u rritën me 7,8% në terma vjetorë./ATSH/

Lexo edhe

Video

error: