Pavarësisht titullit, Bayerni shkarkon Kahn dhe Salihamidzic
Sport
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic janë shkarkuar nga Bayern Munichu, pavarësisht se skuadra e fitoi titullin e kampionit të këtij sezoni në Bundesliga, bënë të ditur “BILD”.

Thuhej se Oliver Kahn mungoi për ndeshjen e sotme ndaj Kolnit për shkak se ishte i sëmurë, por sipas informacioneve të “Bild” kjo është vetëm gjysma e të vërtetës, raporton KosovaPress.

Bëhet e ditur se Kahn dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic nuk do të jenë më pjesë e Bayern Munichut, pasi që thuhet se ka pasur një mbledhje emergjente të krerëve të klubit.  

Vendimi për Kahn ishte marrë pavarësisht rezultatit të garës për titullin e kampionit në Bundesliga. Komunikata zyrtare nga klubi pritet sot.

Pasuesi i Kahn në rolin e drejtorit ekzekutiv të klubit do të jetë 55 vjeçari, Jan-Christian Dreesen.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024