Pavarësisht lëndimit dhe dhimbjeve, Rashford ndihmon Unitedin për të triumfuar kundër Granadas

Pavarësisht lëndimit dhe dhimbjeve, Rashford ndihmon Unitedin për të triumfuar kundër Granadas

Ole Gunnar Solskjaer ishte krenar me kualitetin luftarak që Marcus Rashford e kishte mbrëmë, pasi që ky i fundit luajti me dhimbje për ta ndihmuar Manchester United ta mposht Granadan.

Rashford është duke pasur probleme me nyjën e këmbës, por kjo nuk e ndaloi që të shënonte golin e parë në ndeshjen e mbrëmshme, pas një pasimi milimetrik të mbrojtësit Victor Lindelof, përcjell KosovaPress.

Solskjaer, i cili shpreson që Rashford do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Tottenham të dielën, ishte tejet i kënaqur me impaktin e Rashfordit kundër një skuadre të mirë në mbrojtje.


“Marcus, gol fantastike. Pasim tejet i bukur nga Victor, vrapim i bukur dhe mënyra se si e pranon topin, e kemi parë edhe më parë këtë gjë, dhe me të vërtetë është një gol i bukur”, tha Solskjaer.

“Është e njëjta gjë si më parë, nuk ka arritur të rikuperohet plotësisht. Shpresoj që nuk është më keq se që ishte. Ai qëndroi 60’ ose 70’ minuta kundër Brighton, 65’ minuta tani, kështu që shpresoj të jetë i gatshëm. Mendoj që ai do të jetë i gatshëm për të dielën”, shtoi trajneri norvegjez.

Të dielën, me fillim nga ora 17:30, Tottenham pret në shtëpi Manchester United, derbi ky që i takon javës së 31-të në Premier Ligën angleze.

Lexo edhe

Video

error: