Pavarësisht kërkim-faljes, Molliqaj këmbëngul për dorëheqjen e Muratit

Pavarësisht kërkim-faljes, Molliqaj këmbëngul për dorëheqjen e Muratit

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka reaguar pas kërkim-faljes së ministrit Hekuran Murati rreth deklaratave për veteranët.

Ministri i Financave, pas reagimeve të shumta lidhur me komentet e më hershme ndaj ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka kërkuar falje, duke thënë se  ato kanë qenë nga mllefi lidhur me listat e veteranëve.


Por, kjo nuk mjafton për të parin e PSD-së, i cili për datën 6 korrik ka paralajmëruar protestë me thirrjen për shkarkimin e Muratit.

“Pendimi i vërtetë është dorëheqja. Shihni kalendarin: dy dite reagime në rritje dhe dy orë pas thirrjes së protestës, ministri Murati reagon. Tepër vonë për të qenë e sinqertë. Çdo kërkim falje ka qëllim amortizimin e revoltës. Dhe ruajtjen e vetës, kuptohet. Presioni nuk pranohet. Protesta vazhdon”, ka shkruar Molliqaj.

Lexo edhe

Video