Pavarësisht fitores ndaj Ganës, golaverazhi e eliminon Uruguain nga Botërori “Katar 2022”

Pavarësisht fitores ndaj Ganës, golaverazhi e eliminon Uruguain nga Botërori “Katar 2022”

Ka përfunduar përballja mes Kombëtares së Ganës dhe asaj të Uruguait, ku ky i fundit pavarësisht fitores është eliminuar nga Kampionati Botëror “Katar 2022”.

Uruguai ka shënuar fitore sot me rezultat 2:0 në ndeshjen kundër Ganës, rezultat ky që përsëri e lë jashtë këtij Botërori, raporton KosovaPress.


Dy golat e ndeshjes u shënuan nga Giorgian de Arrascaeta, i cili fillimisht shënon për 1:0 në minutën e 26’ kurse e vulos rezultatin final në 2:0 në minutën e 32’.

Me këtë fitore, Uruguai ngjitet në kuotën e katër pikëve në vendin e tretë, aq sa ka edhe Koreja e Jugut në vendin e dytë, por që kjo e fundit ka shënuar katër gola në këtë Botëror në krahasim me dy të Uruguait, gjë kjo që eliminoi amerikano-jugorët nga Botërori “Katar 2022”.

Rezultat final i ndeshjes, 2:0 në favor të Uruguait.

Lexo edhe

Video