Edhe këtë vit për ndër të 246-vjetori të Pavarësisë së ShBA-së, shoqata “Miqtë e Amerikës”, organizuan aktivitetin tashmë tradicional të mbështetur nga FSK-ja, zjarrfikësit, si dhe Policia e Kosovës.
Flamuri amerikan është ngrit nga grada ceremoniale e FSK-së, në bulevardin “Bill Clinton”, në Prishtinë.
“Në dërgojmë mesazhe të qytetari i thjeshtë, njëkohësisht i inspirojmë të rinjtë të veprojnë në drejtim të respektimit të shtetasve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për gjithë ato që i kanë bërë për popullin e Kosovës. Është viti i 18 që veprojmë në forma të ndryshme, t’i tregojmë shtetasve dhe SHBA-së, që populli i Kosovës është falënderues për veprimet e juaja. Ne jemi mirënjohës, mirëpo jemi edhe të vetëdijshëm për atë që keni bërë në momentet e caktuara kur kushtulacioni i forcave nuk ka qenë i favorshëm. Qëllimi tjetër është që t’i nxismi të rinjtë të vazhdojmë këtë miqësi. T’i ruajmë raportet me SHBA-të, sepse e kemi aleatin tonë më të rëndësishëm, më strategjik dhe më të dëshmuar”, theksojë Rexhepi.
Rexhepi tregojë që zjarrfikësit me vetiniciativë kanë bërë sot pastrimin e gjithë shtatores së “Bill Clintonit”, si dhe për ndihmën e gradës ceremoniale të FSK-së.
Ai për fund urojë të gjithë shtetasve amerikan ditën e pavarësisë së SHBA-së
Malë Gashi, ndihmës i komandantit të Brigadës së Zjarrfikësve, ka thënë për KosovaPress, se çdo përvjetorë e bëjnë pastrimin e shtatoreve.
Ndërsa, një qytetarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Adrian Ciuperca, që rastisi të jetë në Kosovë për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, u shpreh shumë i lumtur pasi ShBA-ja ka një vend të veçantë në zemrat e shqiptarëve.
“Jemi këtu qe një javë, jemi këtu që të vëmë radio kontakt me ShBA-të. Është kënaqësi që jam këtu, në datën e 4 korrikut, festën tonë kombëtare. Së bashku me miqtë e mi finlandez dhe ata kosovarë....Është një moment i veçantë për mua si qytetarë amerikan, njëkohësisht, është e mrekullueshme që ndodhem këtu, pikërisht në datën e 4 korrikut, ngase ShBA-të kanë një vend të veçantë në zemrat e kosovarëve'', është shprehur ai.
Ndërsa të pranishëm ishin edhe ansambli “Flaka e Llapit”, ku pati vallëzime tradicionale nga valltarët.