Paulo Dybala arrin marrëveshje me Romën

Paulo Dybala arrin marrëveshje me Romën

Paulo Dybala ka pranuar t’i bashkohet Romës në një transferim me kosto zero.

Lëvizja vendimtare erdhi të dielën në mbrëmje pasi “Giallorossët” nuk donin ta humbisnin 28-vjeçarin duke parë edhe Napolin tepër të interesuar dhe shpejtuan duke i ofruar sulmuesit argjentinas një kontratë trevjeçare me vlerë 6 milionë euro neto në sezon. Kjo duket se ka rezultuar mjaft bindëse dhe Dybala tani është në rrugën e tij drejt kryeqytetit italian.


Siç raportohet nga “Sky Sport”, Dybala ka pranuar ofertën e Romës dhe së shpejti do të bëhet pjesë e skuadrës së Jose Mourinhos. Transferimi do të finalizohet në ditët në vijim, me testet mjekësore që pritet të zhvillohen në fund të kësaj jave.

Sulmuesi argjentinas do të jetë një blerje e vlefshme për sulmin e skuadrës së Mourinhos. Në 293 paraqitje për Juventusin, Dybala shënoi 115 gola dhe dha 48 asistime.

Lexo edhe

Video