Pasuria e kryeministrit: Mbi 520 euro në bankë e 250 euro qira për shtëpinë

Pasuria e kryeministrit: Mbi 520 euro në bankë e 250 euro qira për shtëpinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti merr pagë neto prej 1,305.49 eurosh si shef i ekzekutivit, ndërsa për tre muajt e parë të vitit, janar-shkurt-mars, ka marrë 4200 euro pagë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në deklarimin e pasurisë së kryeministrit, thuhet se bashkëshortja e Kurtit gëzon pagë prej 3,915.83 euro si e angazhuar në “Nupi” në Oslo të Norvegjisë. Po e njëjta, ka në pronësi të sajën edhe një apartament prej 67 metrash katrorë në vlerë prej 400 mijë eurosh.


Kurit ka deklaruar se në një bankë në Kosovë ka 529.26 euro para të gatshme, ndërsa bashkëshortja e tij në një bankë në Norvegji ka 10 mijë euro.

Kurti paguan 250 euro qira për shtëpinë e tij në Taslixhe, qira të cilën do e paguaj për 3 vite radhazi.

Ndërsa bashkëshortja e Kurtit për blerje të apartamentit është në një obligim 25-vjeçar në vlerë 300 mijë euro.

Lexo edhe

Video

error: