Pasagjerët në Izrael morën foto të aksidentit në telefonat e tyre- pezullohet fluturimi

Pasagjerët në Izrael morën foto të aksidentit në telefonat e tyre- pezullohet fluturimi

Një aeroplan, i cili ishte planifikuar të nisej nga Tel Avivi për në Stamboll, u kthye në terminal sot pasi disa nga 165 pasagjerët morën fotografi të rrëzimit të avionit në telefonat e tyre mobilë.

Forcat Ajrore izraelite thanë se aeroplani ishte gati të ngrihej në aeroportin Ben Gurion kur ndodhi incidenti. Pas pezullimit të ngritjes, pasagjerët dhe ekuipazhi janë nxjerrë jashtë dhe bagazhi është kontrolluar në detaje.

Ngjarja ka ndodhur në një avion turk AnadoluJet. Pasagjerët informuan ekuipazhin për fotot, kështu që avioni u kthye në terminal, tha zëdhënësi i aeroportit.


Një zëdhënës i Turkish Airlines konfirmoi incidentin dhe tha se fotot u dërguan përmes veçorisë AirDrop të Apple, e cila lejon ndarjen e skedarëve me valë nëse pajisjet Apple janë afër njëra-tjetrës.

Aeroporti tha se disa pasagjerë u morën në pyetje me dyshimin për dërgimin e fotove dhe policia ka nisur një hetim.

Aeroplanit iu dha leja të ngrihej sërish pasditen e së martës, pasi siguria ri-ekzaminoi pasagjerët dhe bagazhet, njoftoi aeroporti.

Lexo edhe

Video