Pas sulmit me tritol në shtëpi, presidenti i FIFA Infantino i del në përkrahje Armando Dukës

Pas sulmit me tritol në shtëpi, presidenti i FIFA Infantino i del në përkrahje Armando Dukës

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka treguar përkrahjen e tij dhe solidarizimin drejt presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armando Duka, pasi që shtëpia e këtij të fundit u sulmua ditën e hëne me tritol.

Infantino përmes një letre drejt Dukës u shfaq i shokuar, ku edhe tregoi qe presidenti i FSHF-së dhe familja e tij do të kenë përkrahje maksimale nga futbolli ndërkombëtar, përcjell KosovaPress.

Më poshtë e gjeni letrën e plotë të presidentit të FIFA-s Gianni Infantino drejtuar presidentit Armando Duka.


“Mësova me tronditje të madhe dhe trishtim të thellë për sulmin e tmerrshëm në shtëpinë tuaj të hënën në mbrëmje.

Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, dëshiroj të shpreh mbështetjen tonë më të sinqertë për ju dhe familjen tuaj. Mendimet tona janë me ju të gjithë në këtë moment të vështirë.

Shpresojmë që ky mesazh solidariteti dhe mbështetjeje të mund t’ju ndihmojë në këtë moment të vështirë”, shkruante në letrën e Infantinos.

Lexo edhe

Video