Pas shumë dyshimeve e polemikave, sot zhvillohet ndeshja e katërt mes Pejës dhe Trepçës

Pas shumë dyshimeve e polemikave, sot zhvillohet ndeshja e katërt mes Pejës dhe Trepçës

Sot, me fillim nga ora 20:30 zhvillohet ndeshja e katërt finale mes Pejës dhe Trepçës. Mitrovicasit janë duke udhëhequr 2:1 me seri të ndeshjeve, ndërsa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, ku e pret Golden Eagle Ylli.

Ndeshjet gjysmëfinale mes dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës kanë qenë shumë interesante, ku në tri ndeshjet fitore shënuan vendasit. Në dy takimet e para, fituan mitrovicasit, 75:68 dhe 107:105, që u përcaktua pas dy vazhdimeve.

Përballjen e fundit e fituan pejanët 72:66, që ishte shumë interesante dhe me rikthime.


Takimi i së enjtes pritet gjithashtu të jetë interesant, me verdhezinjtë, që do të mundohen të barazojnë serinë gjysmëfinale në 2:2 dhe mitrovicasit që duan të kualifikuan në finale pas një dekade.

Zhvillimi i kësaj ndeshje ishte vënë në pikëpyetje pasi drejtuesit e Pejës ishin ndarë të pakënaqur më vendimin e FBK-së për ta dënuar këtë skuadër pas incidenteve që ndodhën në parket në ndeshjen e fundit, por pas ankesës së tyre, Komisioni i Garave vendosi që të lejonte praninë e tifozëve për ndeshjen e sitmë në tribuna.

Lajmin të mërkurën në mbrëmje e konfirmoi drejtori sportiv i Pejës Arber Elshani.

Lexo edhe

Video