Pas shfajësimit të pesë burrave për përdhumin, vendosen pankarta pakënaqësie tek Gjyqësori

“Seksistat s’e kanë vendin në Gjykatë”, “Aktgjykim seksist”, “Bredhje me meshkuj”, “Hypja në taksi nuk është leje për gjykim” janë  mbishkrimet e disa pankartave që u vendosën në muret e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nga organizata feministe Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA).

E gjithë kjo u bë si shenjë pakënaqësise ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Gjilanit mbi rastin e 19-vjeçares, me të cilin ka shfajësuar pesë burra nga akuza për përdhunim në vitin 2012.


Leonida Molliqaj nga QIKA në një konferencë për media tha se ky është një aktgjykim i pa papranueshëm.

“Ky aktgjykim është krejtësisht i papranueshëm për neve sepse legjitimon dhunuesin dhe fajëson viktimën. Gjykata ka përdorur shprehje tejet seksiste dhe  diskriminuese në bazë të gjinisë për të arsyetuar lirimin e dhunuesve. Ne i rikujtojmë trupit gjykues se integriteti fizik dhe seksual nënkupton të drejtën e secilit dhe secilës për të marrë vendime për trupin gjykues dhe jetën seksuale të tij apo të saj”, ka thënë Molliqaj

Përaqësues të organizatave feministë kërkuan nga KGJK-ja që të merren masa kundrejt gjykatësve të rastit.

Lexo edhe

Video

error: